Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara

18.06.2012

Vushtrri, 16 qershor 2012 –  Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për të tetën  herë me radhë u mbajt Miniolimpiada për Persona me Aftësi të Kufizuara e cila është  organizuar Komiteti Para Olimpik dhe OPFAKOS e përkrahur nga AKSP, OSBE-ja dhe Ministria e Kulturës. Në këtë Miniolimpiadë kanë marrë pjesë rreth 450 persona me aftësi të kufizuara. Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës të pranishëm ishin  Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Carsten Tweilmer, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajdin Abazi, deputetë nga Kuvendi i Kosovës si dhe presidentja e Komuniteti Para Olimpik Njomza Emini.
Në hapjen solemne të miniolimpiades drejtori i përgjithshëm Ismail Smakiqi, tha se është nder dhe kënaqësi e madhe që miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara mbahet në Akademi.
Smakiqi tha se për tetë vjet me radhë Akademia është nikoqire e miniolimpiades së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, ku për dy ditë me radhë ata bëjnë gara në disiplina të ndryshme sportive dhe kënaqen duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.
“Miniolimpiada e cila mbahet në Akademi tanimë tradicionale, është mburrja jonë, andaj iu falënderojmë nga zemra që na bëni të ndjehemi krenar duke qenë nikoqir të kësaj ngjarje. Akademia ndihet krenare që është nikoqire  dhe pjesëmarrëse në aktivitetet e miniolimpiades”, tha Smakiqi.

Tutje drejtori Smakiqi tha se ndihet i previligjuar që Akademia ka arritur te siguroi kushte personave me aftësi të kufizuara që ata me rastin e miniopimpiades të arrijnë t’i realizojnë garat e tyre sportive. Duke iu uruar secilit pjesëmarrës fitoren, drejtori Smakiqi iu tha atyre se çdo pjesëmarrës në këtë miniolimpiadë është fitues.
“Mos harroni thënien e artë të çdo gare sportive ‘e rëndësishme është pjesëmarrja’”, u shpreh Smakiqi.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Carsten Tweilmer ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se OSBE është e gatshme të përkrah vazhdimisht AKSP-në dhe personat me aftësi të kufizuar në realizimin e aktiviteteve sportive.

Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës Hajdin Abazi dhe presidentja e Komuniteti Olimpik Njomza Emini.
Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj.
Në fund të kësaj ngjarje e cila zgjati dy ditë radhazi pjesëmarrësit fitues të garave të miniolimpiadës  ju shpërndan medalje, certifikata dhe mirënjohje.