Në Akademi mbahet Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara

15.06.2012

Vushtrri, 15 qershor 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), do të mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS, përmban aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), edhe kësaj here janë sponsor gjeneral i miniolimpiades për persona me aftësi të kufizuara.Të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi, zv/udhëheqësi i OBES,  Edward Joseph, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, ambasadori i Anglisë, Ian Cliff dhe zyrtar tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Miniolimpiada do të mbahet me dt. 16-17 qershor 2012, ndërsa hapja  ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën duke filluar nga ora 11:00

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje