Përfundoi trajnimi “Teknikat e Hetimit të Grabitjeve”

01.06.2012

Vushtrri, 01 qershor 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Teknikat e Hetimit të Grabitjeve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Nënkolonel Driton Zabërgja, përfaqësues i Policisë së Kosovës në Akademi, falënderoi instruktoret nga Turqia për ndihmën e vazhdueshme që po japin në realizimin e këtyre trajnimeve. Ai tha se trajnimet e tilla  kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu ai shprehu bindjen se bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ndërsa instruktorët nga Turqia theksuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me projekte të tilla të cilat besojnë se do ti ndihmojnë Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga rajone të ndryshme i cli ka zgjatur një javë.