Campbell udhëheqëse e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit vizitoi AKSP-në

24.05.2012

Vushtrri, 22 maj  2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim, Judith Campbell, udhëheqëse e Ekipit të Evropës së Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i shoqëruar nga Darel Hart, udhëheqës i ICITAP-it në Kosovë.
Drejtori Smakiqi shprehi mirënjohje për ndihmën që ofrojnë partnerët e AKSP-së siç janë ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi dhe kjo ndihmë vazhdon të jetë qenësore për Akademinë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi. Duke  folur për prioritet, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacion për bashkëpunim që Akademia ka edhe më shtetet tjera si dhe për anëtarësimin e saj në organizata e ndryshme policore.
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë se Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit”, tha Smakiqi.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi foli edhe për  projektin e binjakëzimit, projekt i Komisionit Evropian për AKSP-në, i cili implementohet nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Po ashtu drejtori Smakiqi e njoftoi delegacioni se në AKSP përveç zyrtarëve të sigurisë publike të vendit, trajnohen edhe zyrtarë të sigurisë publike nga vendet e rajonit.
 “Vizita juaj është e një rëndësie të veçante për Akademinë, dhe kjo dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e vazhdueshme që ka Akademia me gjitha institucionet që kanë të bëjnë më sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit”, u shpreh Smakiqi.
Ndërsa  udhëheqësit e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit shprehen interesimin e tyre për llojet e trajnimeve që zhvillohen në AKSP si dhe për prioritet që kanë Akademia për të ardhmen. Ata shprehen gatishmërinë e tyre për ta mbështetur akademinë në realizimin e projekteve të saj.