Komisioni i Sigurisë për Punë të Brendshme dhe Monitorim nga Parlamenti i Hungarisë vizitoi AKSP-në

05.04.2012

Vushtrri, 05  prill 2012 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Komisioni i  Sigurisë për Punë të Brendshme dhe Monitorim nga Parlamenti i Hungarisë. Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë Publike si dhe nga stafi menaxhues.
Gjatë takimit  drejtori Smakiqi e njoftoj delegacionin hungarez për trajnimet, aktivitet  dhe të gjitha zhvillimet  në AKSP. Ai po ashtu e informoi delegacionin për proceset e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për progresin e vazhdueshëm që po bën AKSP drejtë realizmit të qëllimeve të saj.  “Qëllimi  i AKSP-së  është që të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi duke thënë se AKSP është e anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë publike. Ai foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Akademisë  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.    
Të dy palët kanë biseduar edhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes AKSP-së dhe Institucioneve të Sigurisë nga Hungaria. Gjatë takimit delegacioni nga Komisioni për Siguri, Punë të Brendshme dhe Monitorim nga Parlamenti i Hungarisë shprehen përkrahjen e parezervë të shtetit të tyre në gjitha aspektet që lidhen më forcimin e Institucioneve të Sigurisë të të dyjave vendeve.  Në fund delegacioni nga Hungaria bënë një vizitë në gjithë objektin e AKSP-së.