Një delegacion Holandez i kryesuar nga amabsadori i Holandes në Prishtinë Henk Voskamp, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

26.05.2009

Vushtrri, 26 maj 2009-Sot  Qendrën e Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi ambasadori i Holandës në Prishtinë z. Henk Voskamp, i shoqëruar nga zëvendës ambasadorja  znj. Emma Key dhe  z. Caspar Velkamp drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Delegacionin Holandez e priti u.d. i drejtorit  të QKSPEZH znj. Taibe  Canolli, e cila i njoftoi mysafirët për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për kapacitetet dhe mundësitë që i ofron kjo Qendër në trajnimin e pjesëtarëve të  policisë dhe të agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.
Në vazhdim të takimit komandanti i  NATO Training  Team( NTT) Vincenzo Matina, e  njoftoi delegacionin për të gjitha   aktivitetet   që  po zhvillohen në  trajnimin e  FSK-së.
Delegacioni nga Mbretëria e Holandës vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët e kësaj Qendreje.