AKSP bëhet me flamur dhe emblemë

25.01.2012

Vushtrri, 25 janar 2012 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) bëhet me flamur dhe emblemë. Flamuri dhe emblema e AKSP është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi publik prej 30 ditësh në të cilin kanë konkurruar 14 persona. Nga ky numër i konkurrenteve Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka përzgjedhur tre më të mirët.Në konkursin për flamurin dhe emblemën e AKSP në vendin e parë është përzgjedhur konkurrenti Gani (Aziz) Baliu me 67 pikë, në të dytin Egzon Bytyqi me 64 pikë dhe në vendin e tretë renditet Kujtim Kuqi me 50 pikë.

Konkurrentët janë shpërblyer, vendi i parë me 1.500 euro, i dyti me 500 dhe vendi i tretë me 300 euro. Konform Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike fituesi i vendit të parë është përzgjedhur nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa fituesit e vendit të dytë dhe tretë janë përzgjedhur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së sipas ofrimit te pesë propozimeve nga Komisioni për zgjedhjen e Flamurit dhe Stemës se Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ndryshim i flamurit dhe emblemës është bërë për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili  ka hyrë në fuqi më 10 dhjetor të vitit 2011 dhe tash e tutje mbanë emrin Akademia e Kosovës për Siguri Publike.