Drejtori Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga AEPC

20.01.2012

Vushtrri, 20 janar 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga drejtori i Trajnimeve dhe Përkrahjes Programore Dukagjin Dinaj, kanë marrë pjesë në konferencën rajonale të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) që është mbajtur me 17 dhe 19 të këtij muaj në Shqipëri.Qëllimi i konferencës ka qenë diskutimi për përgatitjen e zgjedhjes së presidentit të ri të AEPC-ut, përgatitja e bordit drejtues për takimin e radhës që do të mbahet në shkurt të këtij viti, në Solna të Suedisë, bashkëpunimi me DCAF, me CEPOL dhe me MEPA.
Po ashtu gjatë kësaj konferencë janë prezantuar programe mbi trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi tha se konferencat e tilla kane ndikim të madh në avancimin e platformës se komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave mes shteteve anëtare të këtij asociacioni.Në konferencën rajonal përveç Shqipërisë e cila ka qenë nikoqire, pjesëmarrës kanë qenë edhe Kosova, Suedia, Sllovakia, Rumania, Gjermania dhe Norvegjia. Po ashtu në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe presidenti i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës, Maurice Petit, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe ICITAP-it nga Republika e Shqipërisë.
Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare.