Organizatat Joqeveritare nga Kirgistani, Taxhagistani dhe Gjeorgjia vizituan AKSP-në

23.12.2011

Vushtrri, 23 dhjetor 2011 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP) të premten e vizituan përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare nga Kirgistani, Taxhagistani dhe Gjeorgjia të cilët u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Drejtori Smakiqi fillimisht e falënderoj delegacioni për vizitën duke e cilësuar këtë vizitën mjaftë të rëndësishme për Akademinë.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e njoftojë delegacionin për trajnimet dhe aktivitet që mbahen në Akademi nga katër agjensionet e sigurisë publike siç janë; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues dhe Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave. Po ashtu Smakiqi ka njoftuar delegacionin edhe për të arriturat dhe  prioritetet që ka Akademia në të ardhmen.
Smakiqi ka folur për bashkëpunimin e Akademisë që ka me shteteve tjera, anëtarësimin  e saj në Asociacionin e Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA). 
Më këtë rast Smakiqi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim më këto organizata. Ndërsa përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare nga  Kirgistani, Taxhagistani dhe Gjeorgjia gjatë takimit shprehen interesimin e tyre për mënyrën e trajnimeve që mbahen në AKSP. Ata thanë se qëllimi i vizitës së tyre ishte që të njihen me për se afërmi më aktivitet që mbahen në Akademi.  Organizatat Joqeveritare nga Kirgistani, Taxhagistani dhe Gjeorgjia kanë marrë pjesë në konferencën “Siguria në Bashkësi” e cila u mbajt në Prishtinë.