Udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

21.10.2011

Vushtrri, 20 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi, udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö, i cili u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe përfaqësuesit e agjencioneve.
Qëllimi i këtij projekti është “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët  e Sigurisë Publike në Kosovë”.
 Gjatë takimit Anti Häikiö shpjegoi draftin e parë të kontratës së Projektit të Binjakëzimit, “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike”, duke shprehur bindjen e tij për akreditimin e QKSPEZH-it në nivel të institucionit të arsimit të lartë.
Përderisa Kryeshefi Smakiqi shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, i cili do të shpijë në realizimin me sukses të objektivave të Projektit. Të njëjtën gatishmëri e shprehën edhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike, të cilët ishin të inkurajuar me ngritjen e nivelit të trajnimit dhe mundësinë e shkëlqyer për ofrimin e arsimit të lartë në QKSPEZH.
Ky projekt i binjakëzimit është financuar nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe do të zgjasë dy vjet, nga janari 2012 deri në fund të vitit 2013.