Ismail Smakiqi emërohet Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 05 tetor 2011- Ismail Smakiqi, është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 92 (paragrafi 4) dhe nenit 93 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Shërbim Civil dhe të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës.
Mandati i të emëruarit zgjat tre vjet dhe me këtë rast, z. Ismail Smakiqi do ti kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.