Kolonel Lamplot nga Akademia e Sigurisë në Austri vizitoi QKSPEZH-in
07.06.2011Vushtrri, 07 qershor 11 - Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Austria sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga menaxhementi i lartë i qendrës. Delegacioni i kryesuar nga kolonel Peter Lamplot dhe Heinz Schneider u njoftuan me të gjitha të arriturat e qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës. Gjatë takimit i cili kishte karakter njoftues u bisedua edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral mes Austrisë dhe Kosovës sidomos sa i përket fushës së sigurisë.Drejtori i Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë mes QKSPEZH-it dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Shala tha se QSKPEZH është e gatshme që të shkëmbej përvoja me gjitha akademitë policore evropiane.Ndërkaq edhe kolonel Peter Lamplot gjatë vizitës së tij në QKSPEZH ka prezantuar plan programin e Akademisë së Sigurisë në Austri dhe mënyrën se si funksionon kjo akademi. Ai më këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij për shkëmbimin e përvojave mes Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Në fund delegacioni nga Austria kanë vizituar e gjithë ambientin e Qendrës.