Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in
Vushtrri, 02 qershor 11 Një delegacion i fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Pejë sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga stafi i qendrës. Vizita e delegacionit e përbërë prej 15 fëmijëve kishte për qëllim që të njihen me për se afërmi me ambientin, punën dhe trajnimet që mbahen në QKSPEZH. Fëmijët gjatë kësaj vizite u informuan për të gjitha aktivitetet dhe trajnimet që mbahen nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovë, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Fëmijët patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre se si shkon procedura që të behësh pjesëtar i sigurisë publike në Kosovë. Ata vizituan njërën nga klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të shumta që ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.