Në QKSPEZH përfundoi trajnim “Bisedimet për lirimin e pengjeve”

15.04.2011

Vushtrri, 15 prill ‘11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) pesëmbëdhjetë pjesëtarë të njësisë special të Policisë së Kosovës sot përfunduan me sukses  trajnimin “Bisedimet për lirimin e pengjeve”, trajnim ky i mbështetur nga Turqia.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori i njësisë speciale të policisë së Turqisë Mustafa Kapllan si dhe instruktorë tjerë të cilët kanë ligjëruar në këtë trajnim. Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi është edhe një shkëmbim i përvojave mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.Nënkolonel Driton Zabërgja duke përshëndetur të pranishmit, mbajtjen e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për qendrën  është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës. Ndërkaq ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës konkretisht policisë së vendit tonë.“Falënderojë instruktorët nga Turqia të cilët për dy javë rresht ligjëruan në këtë trajnim. Falënderoj shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës sidomos në fushën e sigurisë”, tha Zabërgja.Ndërsa drejtori i njësisë special të Policisë së Turqisë tha se policia e shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. Ai tha se është ndjerë  krenar  për mundësin e dhënë që të ligjëroj para njësisë speciale të Policisë së Kosovës.  “Ne do të  bashkëpunojmë vazhdimisht që  përvojat tona t’i bartim tek Policia e Kosovës”, tha Kapllan.  Trajnimi “Bisedimet për lirimin e pengjeve” ka zgjatur dy javë.