Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 31 mars 11 Zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës z.Edward Joseph sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Sheremet Ahmeti si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike.
Kryeshefi Ahmeti gjatë takimit më zv/ambasadorin Joseph prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete e Qendrës të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e qendrës për vitin që i lamë pas, kryeshefi Ahmeti e informoi ambasadorin për punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z.Ahmeti e njoftoi zëvendës ambasadorin Joseph se në QKSPEZH përveç pjesëtarëve të sigurisë publike të Kosovës trajnohen edhe pjesëtarë të agjensioneve të sigurisë të vendeve të rajonit.
Z.Ahmeti tha se bashkëpunimi i ngushtë me misionin e OSBE-së ka bërë që QKSPEZH të jetë një ndër qendrat më të njohura jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe jashtë sajë. Gjatë takimit z.Ahmeti ka folur edhe për procesin e akreditimit të QKSPEZH-it. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka shprehur vullnetin që bashkëpunimi mes Qendrës për Siguri Publike dhe misioni të OSBE-së të vazhdojë edhe me tutje.
Pasi që Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim është në procesin e akreditimit, ndihma e misionit të OSBE-së është me së e nevojshme, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Qendra për Siguri Publike është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.
Të gjithë e dimë se themeli i shtetit është zbatimi i ligjit dhe si pjesë kryesor e saj janë policia dhe pa trajnime të duhura nuk kemi as polici të duhur, tha Joseph.
Joseph tha se OSBE është e gatshme të jap përkrahje të vazhdueshme për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë ambienteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjensioneve të sigurisë publike.