Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e viziton nesër Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë

24.02.2011

Vushtrri, 24 shkurt ’11 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri (QKSPEZH), do ta vizitojë nesër ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan e shoqëruar nga sekretari i Dytë i kësaj Ambasade, z. Emre Ozkan, si dhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 Delegacioni turk do të takohet me kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, z. Sheremet Ahmeti, ndërsa nga ora 10:30, ky delegacion do të merr pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në trajnimin "Hetimet e avancuara kundër terrorizmit". Ceremonia organizohet në ambientet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.