Në QKSPEZH u mbajt Turneu ndërkombëtar i pingpongut

28.11.2010

Vushtrri, 27 nëntor 2010 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH)  klubi i pingpongut “Hasan Prishtina” të shtunën ka mbajtur turneun e dytë ndërkombëtar “Vushtrria 2010\".  Këtë turne përveç federatave dhe shoqatave të  pingpongut në Kosovë e kanë mbështetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) si dhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim duke u ofruar kushtet që turneu të zhvillohet në mënyrën me të mirë të mundshme. Klubi i pingpongut “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Federatën e pingpongut të Kosovës, Shoqatën e Veteranëve të pingpongut dhe drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për herë dytë ka organizuar turneun ndërkombëtar “Vushtrria 2010”. Në këtë turne kanë marrë pjesë veteranë të pingpongut nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria si dhe nga Turqia. Turneu i pingpongut i cili u mbajt në QKSPEZH është zhvilluar në grup mosha nga 40 deri ne 49 vjeç, 50- 59, 60 -65, 65 -70  vjeç. Ndryshe nga turneu i kaluar sivjet ky turne është pasuruar edhe me pjesëmarrjen e seniorve të ri të pingpongut.  Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo dy vjet.