Përfundoi trajnimi Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik
Vushtrri, 29 tetor 2010- Në Qendrën e Kosovës për siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik, trajnim i cili ishte i mbështetur nga shteti Turk. Në ceremoni diplomimit morën pjesë Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Sigurisë Publike z. Sheremet Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësuese nga OSBE-ja, FSK-ja dhe pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi dhe theksuan Policisë së Kosovës po iu shtohen edhe pjesëtar tjerë te specializuar të fushave të ndryshme në siguri të cilët me përvojat dhe shkathtësitë e fituara në këto trajnime do të japin kontributin e tyre në mbajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetaret e Republikës së Kosovës. Ky trajnim është planifikuar dhe zhvilluar konform nevojave të Policisë së Kosovës. E veçanta e këtij trajnimi është se, është ligjëruar nga instruktor vendorë dhe mbështetur nga instruktorët e shtetit Turk. Kjo është gjenerata e dytë e trajnimit për instruktor në të cilën u certifikuan 15 zyrtar policorë.