Shefat e Policisë të vendeve të rajonit vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri

23.03.2009

Vushtrri, 23 mars 2009- Të hënën  më 23  mars të  këtij viti, pjesëmarrësit  e  Konferencës Rajonale   të  shefave  të Policisë,  vizituan  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Pasi u uroj mirëseardhje,  u.d.drejtori i QKSPEZH  z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët për të  gjitha aktivitetet  që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, me kapacitetet  dhe mundësitë  që  ofron  kjo Qendër, në trajnimin e pjesëtarëve të  Policisë dhe  të Agjencioneve të  tjera   të Sigurisë Publike.

Vlenë të  theksohet që kjo konferencë për veç tjerash kishte për qëllim  shkëmbimin e praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të  organizuar/krimet ndërkufitare,prandaj në ditën e  parë  të   punimeve, pjesëmarrësit e kësaj konference, vizituan Qendrën ku trajnohen pjesëtarët e  Sigurisë. 

Delegacioni  me shefat  e Policisë vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët e  kësaj Qendreje, me  c’rast  Njësitë  e  Specializuara  të  Policisë së Kosovës, bënë  disa  demonstrime  të  improvizuara  të  aktiviteteve  të  njësive  përkatëse. .