Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka vizitoi QKSPEZH-in

15.09.2010

Vushtrri, 15 shtator 2010 –Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) si dhe pjesëmarrësit të cilët po ndjekin trajnimin “Komanda dhe stafi policor” në të cilin trajnim janë duke marrë pjesë  pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe vendeve tjera te rajonit. Trajnimi i cili po mbahet në QKSPEZH është i mbështetur nga ICITAP. Në kuadër të kësaj vizite ambasadori z.Lauka u takua me drejtorin e Departamentit për Përkrahje Programore në QKSPEZH z.Ali Bajgora. Gjatë takimin z.Bajgora e ka informuar ambasadorin z.Lauka për trajnimet që mbahen në qendër nga të gjitha agjensionet e sigurisë publike, për suksesin, misionin dhe vizionin e qendrës për të ardhmen. Në fund të vizitës ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka ka falënderuar z.Bajgora për mikpritjen që i është bërë atij si dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit në sferën e trajnimeve për sigurinë publike në mes të dy shteteve Kosovës dhe Shqipërisë.