Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Poloni

15.09.2010

Vushtrri, 15 shtator 2010 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z. Sheremet Ahmeti sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Poloni. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në  takimin e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane  që do të mbahet në Krakov të Polonisë. Gjatë këtij takimi i cili do të zgjasë dy ditë radhazi nga 16-17 shtator 2010, kryeshefi Ahmeti është i shoqëruar edhe me drejtorin e Departamentit të Administratës dhe Logjistikës në QKSPEZH Halim Shala si dhe me këshilltaren e ministrit të Punëve të Brendshme Dhurata Sadiku – Hoxha.