QKSPEZH nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Zyrën e Kryeministrit

08.09.2010

Vushtrri, 8 shtator 2010 – Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot nënshkroi një memorandum mirëkuptimin me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, konkretisht me zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare. Memorandumi i nënshkruar mes QKSPEZH-it dhe Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare ka për qëllim  rritjen e transparencës, publikimin e të gjitha teksteve zyrtare në këtë gazetë. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z.Sheremet Ahmeti nënshkrimin e këtij momerandumi e ka vlerësuar si shumë të dobishëm për Qendrën. Ai tha se më nënshkrimin e këtij memorandumi thellohet edhe me tej bashkëpunimin mes Qendrës dhe Qeverisë.  Ky memorandum u nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.