Filloi trajnimi bazik i Hetimeve të krimit
Vushtrri, 23 gusht 2010- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), filloi trajnimi bazik Hetimet e Krimit, i organizuar për Policinë e Kosovës. Ky trajnimi ka për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këtë trajnim janë të përfshira teknikat e intervistimit, ku përmes këtij trajnimi studentet pajisen me shkathtësi të nevojshme për kryerjen e intervistimit me të dyshuarit, dëshmitarët, viktimat dhe vetëdijesimin e tyre mbi forenziken dhe menaxhimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu në këtë trajnim janë të përfshira edhe njohurit mbi klasifikimin e veprave penale. Trajnimi do të zgjasë një muaj.