Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë janë:
1.1. Koordinimin e marrëdhënieve me jashtë për të gjitha nivelet e përfaqësimit të Akademisë;
1.2. Shërben si pikë kontakti dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe institucionet tjera relevante në çështjet e Akademisë;
1.3. Koordinon dhe planifikon programimin dhe bën bashkërendimin e asistencës bilaterale dhe multilaterale të donatorëve duke bërë prioritezimin e fushave në të cilat Akademia ka nevojë për përkrahje dhe asistencë;
1.4. Koordinon punët për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë Akademisë;
1.5. Implementon rregullat dhe procedurat e aplikueshme në raport me marrëdhëniet me jashtë si dhe bënë koordinimin e shkëmbimeve ndërkombëtare të studentëve dhe personelit akademik;
1.6. Ofron përkrahje administrative për stafin e Akademisë ne raport me ambasadat e akredituara dhe zyrat ndërlidhëse ne Republikën e Kosovës;
1.7. Bashkëpunon me përfaqësuesit e agjencioneve te sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtar në çështjet që ndërlidhen me Akademinë;
1.8. Evidentimi, mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve strategjike të Akademisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Marrëdhënie me Jashtë është katër (4).
Avni Istrefi
Udhëheqës
i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë
Tel. + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]
Adresa: AKSP-së – Vushtrri