Policia e Kosovës

Departamenti i Trajnimeve të Policisë së Kosovës u krijua në vitin 2004 si pjesë organizative e Shtyllës së Administratës të Policisë së Kosovës, ndërsa me ndryshimet e fundit është nën shtyllën e Personelit dhe Trajnimeve të PK-së.

Departamenti i Trajnimeve është krijuar me qëllim që të përcjellë sistemin e arsimimit, edukimit dhe trajnimit të të gjithë zyrtarëve të organizatës, si dhe të krijojë kapacitete të  mjaftueshme për zhvillimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës.
   
Veprimtaria e  Departamentit  të Trajnimeve është  e  mbështetur në:

Ligjin e Policisë;
Doracakun e Parimeve  dhe Proceduarave të PK-së;
Standardet e operimit të Trajnimeve;
Rregulloren mbi Shërbyesit  Civil dhe
Ligje tjera që janë të aplikueshme në Kosovë.
Lokacioni: Departamenti i Trajnimeve gjendet në ndërtesën e Komandës Qendrore të Policisë se Kosovës në Prishtinë.
Kryesuesi i Departamentit të Trajnimeve të PK-së i raporton drejtpërdrejtë Ndihmëszëvendës komisarit për Personel dhe Trajnim.

Sipas strukturës organizative, DTPK funksionon me  tre Drejtori:

1. Drejtoria për Administratë dhe Mbështetje të Trajnimeve;
2. Drejtoria e Trajnimeve Obligative dhe
3. Drejtoria e Trajnimeve të Specializuara.

Drejtoria për Administratë dhe Mbështetje të Trajnimeve (DAMT)
   
Lokacioni: Drejtoria është e vendosur  në ndërtesën  e Komandës Qendrore të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
 
Në kuadër të Drejtorisë për Administratë dhe Mbështetje të Trajnimeve funksionojnë edhe dy Njësi;

1. Njësia e Administratës së Trajnimeve dhe
2. Njësia për Planifikim dhe Zhvillim.

Drejtoria Trajnimeve Obligative  (DTO)
Lokacioni: Drejtoria e Trajnimeve Obligative gjendet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në kuadër të DTO funksionojnë edhe tre Njësi;

1. Njësia e trajnimeve bazike;
2. Njësia për zhvillimin e menaxhmentit dhe
3. Njësia për planifikim dhe vlerësim.

1. Njësia e trajnimeve bazike
Në kuadër të kësaj njësie funksionojnë 5 sektorë:

1.    Sektori për taktika mbrojtëse dhe aftësi fizike;
2.    Sektori i armëve të zjarrit;
3.    Sektori i trajnimeve  për trafik;
4.    Sektori i trajnimeve  bazike dhe
5.    Sektori i trajnimeve për vozitje.

2. Njësia për zhvillimin e menaxhmentit

Në kuadër te kësaj njësie funksionojnë  tre sektorë:

1. Sektori për trajnimin e vijës se parë të mbikëqyrjes;
2. Sektori për trajnimin e vijës se dytë (niveli i mesëm) dhe
3. Sektori për trajnimin e vijës se lartë (niveli ekzekutiv i menaxhmentit).

3. Njësia për planifikim dhe vlerësim

Në kuadër të kësaj Njësie funksionojnë dy Sektorë:

1. Sektori për  zhvillimin e instruktorëve dhe
2. Sektori për zhvillimin e programeve mësimore.

Drejtoria Trajnimeve të Specializuara (DTS)
 Lokacioni: Zyra e Drejtorit gjendet në objektin e Komandës Qendrore në Prishtinë, ndërsa njësitë dhe sektorët gjenden në AKSP në Vushtrri.

Në kuadër të  DTS vepron vetëm një Njësi;

Njësia e trajnimeve të specializuara

Në kuadër të Njësisë për Trajnime të Specializuara funksionojnë tetë sektorë:

1. Sektori për Hetime;
2. Sektori për Forenzikë;
3. Sektori për Polici Kufitare;
4. Sektori për Trajnime të njësisë K-9 ( Njësiti me qenë);
5. Sektori për Motoristë;
6. Sektori për Biçiklistë;
7. Sektori për Mbrojtje të Afërt;
8. Sektori për Njësi Speciale.

 


Drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës/AKSP 


Tel.  +383 (0) 28 590 070

Adresa: AKSP-Vushtrri