Divizioni i Shërbimeve Studentore

Divizioni i Shërbimeve Studentore 

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Studentore janë:

 

1.1. Hartimi i planit vjetor të trajnimit në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike;

 

1.2. Koordinimi i aktiviteteve për realizimin e kurseve të trajnimit dhe arsimit;

 

1.3. Zbatimin e procedurave për regjistrimin e studenteve si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me studentët;

 

1.4. Menaxhimi, monitorimi, koordinimi dhe planifikimi i të gjithave aktiviteteve lidhur me administrimin e kurseve dhe shërbimeve studentore;

 

1.5. Ofrimi i shërbimeve të bibliotekës dhe shërbimeve tjera multimediale;

 

1.6. Bashkërendon punët dhe shërbimet e administratës me pjesën tjetër akademike të arsimit të lartë.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Studentore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Shërbimeve Studentore është trembëdhjetë (13).

 

 

 

 

Mirsad Sholla

Udhëheqës i  Divizionit të Shërbimeve Studentore

Tel. + 383 (0) 28 590 070

 E-mail: [email protected]

Adresa: AKSP – Vushtrri