Divizioni për Shërbimeve të Përbashkëta
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime të Përbashkëta janë:
1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Akademisë;
1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e Akademisë;
1.3. Koordinon kërkesat dhe nevojat e Akademisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.4. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Akademisë;
1.5. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të Akademisë;
1.6. Ofron shërbime mjekësore.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Përbashkëta raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbime të Përbashkëta është katërdhjetë e katër (44).