Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun është e obliguar që ta njoftojë opinionin publik me punët dhe aktivitetet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Zyra për Informim bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
Zyra për Informim e AKSP-së e mbikëqyrë dhe e mirëmban faqen zyrtare të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Zyra për Informim është përgjegjëse për përgatitjen e raportit vjetor, përgatitjen e DVD-se promovuese dhe broshurave për Akademinë dhe Institucionet e Sigurisë Publike përbrenda AKSP-së;
Koordinon të gjitha vizitat e personave me rëndësi të lartë të Agjencive për Siguri Publike përbrenda AKSP-së.
Zyra për media është përgjegjëse për përcjelljen e vizitave, ngjarjeve, aktiviteteve në Akademi dhe përgatitja e raportit për publikim në website;
Bënë selektimin e informacioneve që mund të jenë për informim publik, nën mbikëqyrjen e drejtorisë së Akademisë;
Arkivon kopje të çdo dokumenti që është hartuar nga Zyra për Informim Publik e AKSP-së;
Zyra për Informim obligohet që të bëj mbledhjen e të gjitha shkrimeve në mediat e shkruara dhe elektronike, që kanë të bëjnë me aktivitetin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Monitoron shtypin ditor dhe përgatitë raport për temat mbi sigurinë;
Zyra e Informimit i përgjigjet drejtpërdrejtë Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Zyrtar i Lartë për Komunikim me Publikun
Tel:
[email protected]
Adresa: AKSP - Vushtrri