Trajnim, arsimim dhe hulumtim me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike

Lajmet

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike qëndroi për vizitë një delegacion nga Policia Komunale e Komunës së Ulqinit, nga Mali i Zi

Vushtrri, 5 dhjetor 2024 – Gjatë periudhës kohore 2-5 dhjetor 2024, një numër prej shtatë zyrtarësh nga Policia Komunale e Komunës së Ulqinit(PKKU), Mali i Zi, të udhëhequr nga Drejtori Amir Mehmeti, qëndruan në AKSP, respektivisht në Kosovë, ku patën rastin të marrin njohuri dhe përvoja të reja profesionale si dhe të shohin më për së afërmi mbi proceset e punës dhe përgjegjësit e zbatuesve të ligjit në Republiken e Kosovës.

Në takimin mirëseardhës, Drejtori i PKKU-së Amir Mehmeti dhe stafi i tij u prit në Akademi nga Kastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, me bashkëpunëtorë. Mehmeti u njoftua nga ekipi pritës i Akademisë për rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, duke qenë i vetmi institucion publik në Kosovë që ofron trajnim dhe arsim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit, si dhe për rrugëtimin 25-vjeçar të Akademisë. Përderisa, Drejtori i PKKU-së Mehmeti shfrytëzoj rastin për të falënderuar Drejtorin Jashari dhe Akademinë për ofrimin e kësaj mundësie për marrjen e përvojave dhe njohurive të reja për nevojat e PKKU-së.

Të dy palët u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe gjetjen e interesave të përbashkët.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, stafi i PKKU-së kishte mundësinë dhe ishte pjesëmarrës në disa aktivitete të karakterit prezentues dhe praktikë të organizuara nga AKSP dhe në bashkëpunim me palët e interesit të saj, respektivisht me institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Në fund të aktiviteteve, në emër të Akademisë, Drejtori Jashari ndau cetifikatat e pjesëmarrjes.

Inspektorati Policor i Kosovës me përkrahjen e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike organizoi seminar rajonal për fuqizimin e kapaciteteve mbikëqyrëse policore

Vushtrri - Prishtinë, 2 deri 4 dhjetor 2024 - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me përkrahjen e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka organizuar një seminar dhe vizitë studimore tre-ditore, dukem bledhur përfaqësues të agjencive mbikëqyrëse policore nga tri shtete të rajonit: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe Drejtori i AKSP-së Kastriot Jashari, mirëpritën delegacionet nga shtetet e rajonit dhe shprehën para tyre gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar këtë lloj bashkëpunimi ndër-institucional dhe rajonal.

Ky aktivitet i karakterit rajonal është organizuar në kuadër të aktiviteteve të Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore që është themeluar vitin e kaluar me nënshkrimin e marrëveshjes për këtë forum nga përfaqësuesit e agjencive të katër shteteve të rajonit: Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Seminari kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale të agjencive mbikëqyrëse policore në rajon përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira. Një synim tjetër i seminarit ishte edhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal në mbikëqyrjen e punës policore dhe krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm profesional ndërmjet agjencive pjesëmarrëse.

Gjatë kësaj vizitës studimore/seminarit u mbajtën prezantime nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike mbi standardet ndërkombëtare dhe programet e trajnimit për zyrtarët e sigurisë publike. Si pjesë e shkëmbimit të përvojave ky seminar ka përfshirë edhe prezantimet e delegacioneve pjesëmarrëse lidhur me mbikëqyrjen policore, hetimet e brendshme dhe praktikat për rritjen e transparencës dhe llogaridhënien policore.

Seminari ka vazhduar me vizitën e delegacioneve në Inspektoratin Policor të Kosovës për t’u njohur nga afër me strukturën dhe funksionimin e IPK-së dhe departamenteve të saj.

Ky seminar u përmbyll duke nxitur bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet agjencive mbikëqyrëse policore të rajonit për një mbikëqyrje më efektive dhe transparente të punës policore.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST, nga SHBA, me Çmimin e Ekselencës

Vushtrri, 20 nëntor 2024 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike(AKSP) riakreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dheTrajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në fushën institucionale. Akademia ka rikonfirmuar edhe një herë niveline lartë të aplikuar të standardeve institucionale përmes pranimit të Çmimit tëEkselencës.

AKSP pas fazës fillestare për ri akreditim, filloi procesin aplikues nëdhjetorin e vitit 2023. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar ngaIADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2024, me çfarë filluan përgatitjetpër fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizitafakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 18 deri më 19 nëntor 2024 nëAkademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher iakreditimit në IADLEST dhe Steve Bennett ekspertë i akreditimit, zhvilluan njëmori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin eCilësisë, Menaxher i Akreditimit në AKSP.  

Nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Kastriot Jasharit, zv Drejtor iPërgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, u zhvilluan takime mestafin menaxhues, udhëheqës, trajnues dhe kadetë në AKSP, duke verifikuarpërputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve nëkuadër të AKSP-së.

Kjo njohje e konfirmon faktin, se Akademia mbetet lider në përmbushjen emisionit dhe vizionit të saj si njëri ndër institucionet me aplikueshmërinë epraktikave më të mira institucionale në rajon dhe më gjerë.

Statistikat

0

Numri i vijuesve të trajnimeve

0

Numri i trajnimeve

0

Numri i të diplomuarve në FSP

Institucionet e Sigurisë Publike

Pyetjet e shpeshta

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është institucion publik që ofron trajnim, edukim dhe zhvillim profesional për zyrtarët e sigurisë publike, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit, doganat, shërbimin korrektues dhe agjenci të tjera relevante.

Programet e AKSP-së janë të hapura për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike në Kosovë, si dhe për individët që kërkojnë të fillojnë karrierën e tyre në këtë fushë, sipas kritereve të përcaktuara për secilin program.

AKSP ofron programe të ndryshme trajnimi dhe edukimi, duke përfshirë:

  • Trajnime bazë për rekrutë të rinj.
  • Trajnime të avancuara për zyrtarët e sigurisë publike.
  • Program për Shkencat e Sigurisë në bashkëpunim me universitetet e akredituara.

Aplikimet mund të bëhen përmes faqes zyrtare të internetit të AKSP-së ose duke kontaktuar drejtpërdrejt departamentin përgjegjës për regjistrim. Dokumentet e nevojshme zakonisht përfshijnë formularin e aplikimit, një CV dhe vërtetime të tjera përkatëse.

Për informata të mëtejshme, mund të vizitoni faqen zyrtare të AKSP-së (www.aksp.org) ose të kontaktoni përmes telefonit në numrin zyrtar: +383 (0)28 123 456.

Kontaktoni me Akademinë!

Kontakti

Zyrtari përgjegjës për sinjalizim
Zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike
Numri i telefonit

+383 28 590 070

Orari i punës

Hene-Premte 08:00-16:00