Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përkrahje Gjuhësore janë:
- Ofrimi i shërbimeve të përkthimit, lekturimit dhe korrekturës në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe;
- Ofrimi i shërbimeve të përkthimit verbal në trajnime dhe aktivitete tjera që zhvillohen në Akademi;
- Ofrimi i shërbimeve të përkthimit të formës konzekutive dhe simultante;
- Përkthimin me shkrim i plan-programeve (kurrikulave) dhe materialeve tjera në Akademi;
- Lekturimi dhe korrektura e plan-programeve, testeve dhe materialeve tjera;
- Arkivimi i materialeve të përkthyera dhe të lektoruara në formë elektronike;
- Përkthimi verbal në terrene, poligon të tipit të mbyllur dhe të hapur si dhe në salla sportive për trajnimet që zhvillohen nga Akademia;
- Ofrimi i përkthimit në takimet e niveleve të ndryshme, ceremonitë, seminaret dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen nga Akademia.
Udhëheqësi i Divizionit për Përkrahje Gjuhësore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.
Mehmet Pllana
Udhëheqës i Divizionit për Përkrahje Gjuhësore
Tel. + 383 (0) 28 590 070
E-mail: mehmet.pllana@rks-gov.net
Adresa: AKSP – Vushtrri