Divizioni për Kurrikula dhe Testime
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit janë:
Përcaktimi i rezultateve mësimore në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse në akademi;
Zhvillimi i kurrikulave në akademi në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse, përfshirë hartimin, përditësimin, standardizimin dhe formatizimin e kurrikulave;
Përgatitja dhe sigurimi i katalogut të aktiviteteve mësimore dhe materialëve relevante për studentët dhe pjesëmarrësit në Akademi;
Mirëmbajtja, ruajtja dhe klasifikimi i kurrikulave dhe testimeve;
Përgatitja e testeve për trajnimet në akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës dhe trajnues;
Sigurimi i përfundimit dhe implementimit të testeve për trajnimet në akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës përkatës dhe ekspertët tjerë.
Udhëheqësi i Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.
Shaban Bajrami
Udhëheqës i Divizionit të Kurrikulave dhe Testimeve
Tel: + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]