Zyrtarë nga ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi dhe Kosovë vizituan Akademinë
Vushtrri, 23 janar 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) qëndruan në vizitë përfaqësues nga Dogana dhe Policia e Mbretërisë së Bashkuar në ambasadat në Mal të Zi dhe Kosovë. Kështu, të pranishëm ishin Brian Dixon, përfaqësues i të Hyrave dhe Doganës së Madhërisë së Tij (HRMC) në Mal të Zi, Marija Jojić nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Malin e Zi, Mick Beattie, përfaqësues i policisë së Qytetit të Londrës dhe Alan Barr, ekspert kundër pastrimit të parave. Ata u pritën nga zyrtarë të lartë të Akademisë, Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë (DMJ) dhe Shaban Bajrami, Udhëheqës i Divizionit për Kurrikula dhe Testime (DKT) pranë Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore (DTPA).
Në takim u fol për projektet që zhvillohen mbi trajnimin kundër pastrimit të parave dhe luftimin eë financimit të terrorizmit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.