Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST, nga SHBA, me Çmimin e Ekselencës
Vushtrri, 20 nëntor 2024 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike(AKSP) riakreditohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dheTrajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në fushën institucionale. Akademia ka rikonfirmuar edhe një herë niveline lartë të aplikuar të standardeve institucionale përmes pranimit të Çmimit tëEkselencës.
AKSP pas fazës fillestare për ri akreditim, filloi procesin aplikues nëdhjetorin e vitit 2023. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar ngaIADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2024, me çfarë filluan përgatitjetpër fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizitafakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 18 deri më 19 nëntor 2024 nëAkademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher iakreditimit në IADLEST dhe Steve Bennett ekspertë i akreditimit, zhvilluan njëmori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin eCilësisë, Menaxher i Akreditimit në AKSP.
Nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Kastriot Jasharit, zv Drejtor iPërgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, u zhvilluan takime mestafin menaxhues, udhëheqës, trajnues dhe kadetë në AKSP, duke verifikuarpërputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve nëkuadër të AKSP-së.
Kjo njohje e konfirmon faktin, se Akademia mbetet lider në përmbushjen emisionit dhe vizionit të saj si njëri ndër institucionet me aplikueshmërinë epraktikave më të mira institucionale në rajon dhe më gjerë.