}

NewsArticle

17/10/2024

Në Akademi qëndroi për vizitë një delegacion nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizimit

Vushtrri, 17 tetor 2024 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)u mirëprit në vizitë një delegacion nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizimit (ACCET), udhëhequr nga Zëvendës President Dwaine Lee (PhD). Ai u prit në Akademi nga Kastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, me bashkëpunëtorë. Leeu njoftua nga ekipi pritës i Akademisë për rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, duke qenë i vetmi institucion publik në vend që ofron trajnim dhe arsim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit. Në vazhdim, Drejtori Jashari u sqaroi të pranishmëve për rrugëtimin 25-vjeçar të Akademisë, duke pasur parasysh rolin tejet të rëndësishëm të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët gjithmonë e kanë përkrahur Akademinë. Ai u dhe mysafirëve edhe një pasqyrë të trajnimeve të mbajtura në akademi në fushën e luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Kurse nga ana e tij Lee i njoftoi nikoqirët për ACCET, duke u sqaruar atyre se kjo është një organizatë jo-qeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i dedikohet çrrënjosjes së kërcënimit global të aktorëve malinj. Duke u sqaruar më tutje për këtë organizatë, ai shtoi se duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e gjerë të ekipit të tij, ACCET është i pozicionuar në mënyrë unike për të trajtuar sfidat komplekse të paraqitura nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi në mbarë botën. Misioni i saj është që të fuqizojë qeveritë,organizatat dhe komunitetet me njohuritë, aftësitë dhe burimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive ekstremizmin dhe terrorizmin. Duke folur për projektet e kryera në Kosovë, Lee tha se ACCET ka ndihmuar në zhvillimin dhe implementimin e një fushate gjithë përfshirësedhe gjithë kombëtare të komunikimit strategjik që i ka arsimuar të rinjët për rreziqet e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Të dy palët u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e interesave të përbashkët me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të ligjit nga Kosova.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Në Akademi filloi trajnimin gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 30 shtator 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar trajnimi profesional për zyrtar korrektues. Kadetët do të trajnohen sipas plan programittë dizajnuara në bazë të standardëve më të larta ndërkombëtare për të drejtat enjeriut dhe sundim të ligjit


Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim gjithnjë ka sjellë dhe vazhdon të sjellë rezultate të cilat përkthehen në rritjen e nivelit të cilësisë në mësimdhënie, mësimnxënie, shkathtësi dhe aftësi profesinale për kadetët korrektues.


Në këtë trajnim i cili do të zgjasë pesë muaj, do ta vijojnë 111 kadet të Shërbimit Korrektues të Kosovës. 

Lexo më shumë
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar Trajnimi për Zyrtar Policor, gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës.
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar Trajnimi për Zyrtar Policor, gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës.

Vushtrri,21 tetor 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluarTrajnimi për Zyrtar Policor, gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës.

Kjogjeneratë e cila numëron gjithsej 467 kadetë, nga të cilët janë 410 mashkuj dhe57 femra.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës