}

NewsArticle

22/02/2024

AKSP dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Vushtrri, 22 shkurt 2024 - Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Kastriot Jashari sot  nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ministrinë  e Mbrojtjes - Forcën e Sigurisë së Kosovës.


Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe shefi i Sektorit të Operacioneve dhe Trajnimeve të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Astrit Haliti.


Qëllimi i këtij memorandum  bashkëpunimi është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të pjesëtarëve të sigurisë dhe mbrojtjes.  

Në marrëveshje thuhet se institucionet do të kenë bashkëpunim të  ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të trajnimeve, hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes shkëmbimit të personelit.


Një nder pikat e  memorandum bashkëpunimin është bashkëpunimi në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta siç janë: seminaret, simpoziumet, konferencat, shkëmbimi i botimeve dhe materialeve të tjera të interesave të përbashkëta.






.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Jashari u takua  me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivelina Dundakova
Drejtori Jashari u takua me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivelina Dundakova


Vushtrri, 20 shkurt 2024 – Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. Delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bardhyl Dobra. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari  duke e falënderuar  delegacioni në fjalë për vizitën, e informoi  me zhvillimet e përgjithshme të  AKSP-së.

 

 Jashari përvec tjerash gjatë këtij takimi foli rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia. Drejtori Jashari shprehi nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve  në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit.

 

Jashari tha se Akademia gëzon përkrahje të madhe nga organizatat ndërkombëtare  që i përkasin fushës së sigurisë publike.  Jashari tha se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave më institucionet  e sigurisë publike nga Bullgaria është i mirëseardhur.

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Bardhyl Dobra, duke falënderuar zv/ministren Dundakova për vizitën u shpreh i gatshëm  për bashkëpunim më  Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Akademinë e Sigurisë Publike  sa u përket trajnimeve në fushën e sigurisë publike.


Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, vlerësoj lartë   të arriturat në Akademi. Më këtë rast Dundakova  vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes se  bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në fushën e trajnimeve për siguri publike dhe shkëmbimin e përvojave  mes institucioneve është shumë i rëndësishëm.  

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajtën lojërat para sportive “Kosova 2024”
Në Akademi u mbajtën lojërat para sportive “Kosova 2024”

Vushtrri, 2  mars 2024 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot  u mbajtën  lojërat para sportive “Kosova 2024\", për personat më nevoja të veçanta, më qëllim të përgatitjes për Lojrat Paralimpike Paris 2024.



Kryetarja e Komitetit Paralimpik të  Kosovës, Njomza Emini falenderoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,   Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë,  që kanë mundësuar organizimin dhe  realizimin e kësaj ngjarje shumë të rëndësishëm.



Në theks të veçantë Emini, falënderojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e fuqishme që po ua bënë  Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Rrahim Rexha, tha se lojërat para sportive janë një aktivitet shumë i rëndësishëm që zhvillohen në Akademi.
“Akademi  ka qene dhe  është e gatshme të përkrah këtë komitet në realizimin e aktiviteteve të saja. Ne do të vazhdojmë  që edhe më tutje t’i përkrah  këto kategori” , u shpreh Rexha.



Halil Kurmehaj këshilltar i zëvendëskryeministrit tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i përkrah personat me nevoja të veçanta.  “Si Qeveri e Kosovës po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të përmirësojmë jetën e personave më aftësi të kufizuar. Vetëm këtë vit kemi shumëfishuar fondet për sportet paralimpike të Kosovës. Kemi ndarë fonde të shumta për Komitetin Paralimpik të Kosovës, për federatat sportive  dhe ju premtojmë se nuk do të ndalemi me kaq, do ta vazhdojmë t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta”, u shpreh Kurmehaj.
Lojërat të cilat do të marrin pjesë garuesit janë; Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paralimpike, Mundje krahu, Futboll i verbër, Vrapimi me karrocë etj.  

Këto lojëra u organizuan nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë dhe u përkrahen nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës