}

NewsArticle

18/10/2023

Kryeministri Kurti vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 18 tetor 2023 – Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për të mbajtur një fjalë rasti para pjesëmarrësve të vendeve të ndryshme të botës të  cilët janë duke marrë pjesë në trajnimin “Menaxhimi i Situatave Emergjente”.

  

Kryeministri Kurti i cili u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, para të pranishmëve foli kryesisht për sfidat dhe situatën e sigurisë në vend. 

 

Kryeministri Kurti,  duke vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e vendeve të huaja në këtë trajnim, tha se diskutimet për siguri në të gjitha dimensionet  e saj, janë gjithmonë të rëndësishme, të vlefshme, veçanërisht në rastin kur ajo kërcënohet apo  sfidohet.

 

Gjatë këtij takimi temë kryesore  ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë.


Duke folur për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, kryeministri Kurti para të pranishmëve foli për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Bajnskë të Zveçanit në Republikën e Kosovës , ku mbeti i vrarë rreshteri policor tashmë hero Afrim Bunjaku.

 

Kryeministri Kurti u shpreh se Serbia, si një aleate e Rusisë, më 24 shtator tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. 

 

” Falë profesionalizmit të institucioneve tona të sigurisë, veçanërisht të Policisë së Kosovës ky skenar ka dështuar të realizohet, dhe është mbrojtur popullata civile, që në mëngjesin e  24 shtatorit është gjetur e rrethuar nga këta terroristë e kriminelë”, u shpreh kryeministri Kurti duke thënë se institucionet e Republikës së Kosovës angazhohen çdo ditë që të ndërtojnë një shoqëri të sigurt, t’i forcojnë kapacitetet për ta mbrojtur vendin dhe qytetarët që jetojnë në shtetin e Kosovës. 

 

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat globale të sigurisë, ku kryeministri Kurti tha se në rrethana të tilla është e domosdoshme ndihma,  bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjitha shteteve më vlera demokratike për ballafaqimin me terrorizmin dhe krimin, të cilat cenojnë sigurinë e shteteve dhe popujve kudo në botë. 

 

“Bashkimi i fuqive dhe kapaciteteve në këtë kohë sfiduese për sigurinë globale është goditja më e madhe ndaj atyre të cilët shkaktojnë destabilizim”, u shpreh Kryeministri. 

 


Kurse zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, falënderoi kryeministrin e Republikës së Kosovës për fjalën e rastit në këtë trajnim. Po ashtu Jashari falënderoi kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshëm që i bënë Akademisë. 

 

Më këtë rast drejtori Jashari u shpreh i gatshëm të ofroj trajnime për të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend dhe më gjerë. 

 

Jashari u shpreh i lumtur që Akademia arrin të organizojë trajnime edhe për zyrtarë ndërkombëtarë të cilët janë zyrtarë të sigurisë publike. 

 

Ndryshe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është duke u mbajtur trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente” ku janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike  nga më shumë se dhjetë vende të ndryshme të botës.

 

Qëllimi i këtij trajnimi është diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë.

 

Në këtë trajnim i cili do të zgjasë dy javë, janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike nga Madagaskari, Mauritania, Sao Tome, Tuvalu, Senegal, Niger, , Eswatini, Siera Leone, Bangladeshi, Hondurasi, Malawi, Bregu i Fildishtë dhe  Gambia.  


  • Share:

Lexo lajme tjera:

  Në Akademi filloi  trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente”, marrin pjesë zyrtarë nga vendet e ndryshme të botës
Në Akademi filloi trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente”, marrin pjesë zyrtarë nga vendet e ndryshme të botës


Vushtrri, 09 tetor 2023 –  Njëzet e një zyrtarë të sigurisë publike  nga më shumë se dhjetë vende të ndryshme të botës, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filluan trajnimin “Menaxhimi i situatave emergjente”. Qëllim i këtij trajnimi është diskutimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë. 

 

Në hapjen e këtij trajnimi morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari dhe ambasadori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili. 

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se trajnimet e tilla janë një mundësi e mirë  për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave  të ndryshme në fushën e sigurisë publike. 

 

Ministri Sveçla, shprehi gatishmërinë dhe përkushtimin  e tij  për të kontribuar  në  ngritjen e sigurisë, krijimin  e paqes dhe stabilitet në nivel global  për  të gjithë qytetarët pa dallim. 

 

“Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e terrorizmit, korrupsionit dhe çdo aktiviteti kriminal i cili ndikon në sigurinë e qytetarëve”, u shpreh ministri Sveçla.

 

Duke përmendur aksionet e shumta që Policia e Kosovës së bashku më  Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë shkatërruar shumë grupe kriminal, ndër to edhe rastin e fundit të 24 shtatorit, ministri Sveçla tha se të gjitha këto janë prova që dëshmojnë se Kosova është një shtet që krijon siguri për vendin dhe rajonin.

 

“Si shtet i ri,  jemi të gatshëm të kontribuojmë për stabilitet  dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”, tha Sveçla. 

 

Ambasadori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili, duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve  në trajnimi,  vlerësoj se trajnimet e tilla janë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave mes shteteve pjesëmarrëse. Ambasadori Ismaili para pjesëmarrësve ka folur rreth misionit të Akademisë Diplomatike në Kosovë. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se ky trajnim është shumë i rëndësishëm për Akademinë.

Jashari tha se Akademia si çdo herë do të vazhdojë të ofrojë trajnime jo vetëm për zyrtarët e sigurisë publike në vend, por edhe ndërkombëtarë.  “Akademia do ta përkrah çdo trajnim që është në interes të zyrtarëve të sigurisë publike, për  krijimin dhe ruajtjen e paqes në vend”, tha Jashari.  

 

Trajnimi “Menaxhimi i situatave emergjente” është organizuar nga Akademia Diplomatike  e Kosovës në bashkëpunim më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Në këtë trajnim i cili do të zgjatë dy javë, janë duke marrë pjesë zyrtarë të sigurisë publike nga Madagaskar, Mauritania, Sao Tome, Tuvalu, Senegal, Niger, Arabia Saudite, Eswatini, Siera Lerone, Bangladesh, Honduras, Malawi, Bregu i Fildishtë, Gambia dhe Liberia. 

 

Lexo më shumë
 Drejtori Jashari priti në takim një delegacion nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore
Drejtori Jashari priti në takim një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Karolinës Veriore

Vushtrri, 24 tetor 2023 - Një delegacion nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga drejtori i kësaj akademie, Trevor Allen,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

 

Delegacioni nga SHBA u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari. Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes AKSP-së  dhe Akademisë së Drejtësisë nga Karolina Veriore. 

 

Gjatë takimit palët vlerësuan lartë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  duke theksuar mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdojnë t’i jap institucioneve të Kosovës, në veçanti Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 

 

 Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari  e  njoftoi për së afërmi delegacioni  për rolin dhe mandatin e Akademisë.  Jashari gjatë këtij takim përmendi të arriturat që janë realizuar në Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike. 

 

 Drejtori Jashari shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e sigurisë publike. 

 

Ndërsa delegacioni nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore nga SHBA shprehën interesim të madh ku parashtruan një varg pyetjesh. 

 

Edhe delegacioni në fjalë shfaqen interesimin e tyre që të fillohet më bashkëpunim në fushat që janë më interes për të dyja palët. 

 

Edward Anderson, drejtor në Departamentin për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, gjatë fjalimit të tij vlerësoi lartë të arriturat në Akademi. Anderson tha se puna e madhe që po bëhet në të dy akademitë, Akademinë e Drejtësisë  së Karolinës Veriore dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është e jashtëzakonshme. 




Ndryshe vizita e delegacionit nga Akademia e Drejtësisë  së Karolinës Veriore është përkrahur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian më mision në Kosovë.  



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës