}

NewsArticle

16/09/2023

Në Akademi filluan garat të lojërave para sportive “Kosova 2023”

Vushtrri, 16 shtator 2023 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot  u bë hapja e lojërave para sportive “Kosova 2023” për personat më nevoja të veçanta, të cilat do të mbahen dy ditë radhazi. Në këto gara po marrin pjesë rreth 400 para atletë nga vendet e rajonit, nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

 

Pjesëmarrësit në  ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje u shpreh të gatshëm që t’u krijohen kushte edhe më të mirë  personave më nevoja të veçanta.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti,  në ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave, falënderoi Komiteti Paralimpik  për punën dhe angazhimin që është duke e bërë për personat me aftësi të kufizuara. 

 

Kryeministri Kurti, tha se pas anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare , Komiteti Paralimpik i Kosovës padyshim që ka korrur suksese të pamohueshme të cilat e ndihmojnë sportin, e ndihmojnë personat më aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë shtetin e Kosovës në arene ndërkombëtare.

 

“Ju përgëzoj për këtë organizim dhe sukseset që po i tregoni sa i përket anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare. Le të argëtohemi bashkë dhe sa më shumë le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin edhe më së shumti të gjitha ata persona që janë më nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara”, tha kryeministri Kurti. 

 

Kryetarja e Komiteti Paralimpik në Kosovë, Njomza Emini, duke thënë së kjo ngjarje është shumë më rëndësisë për të gjithë pjesëmarrësit në gara, tha se këtë ngjarje e bënë edhe më të rëndësishme pranimi i Komiteti Paralimpik  të Kosovës  në Komitetin Paralimpik Evropian. Emini, falënderoi të gjithë  ata që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarja. 

 

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, duke  iu uroj suksese garueseve në lojërat,   tha  qeveria është e përkushtuar që t’i përmirësoj sa më shumë kushtet për sportin paralimpik.  “Energjia juaj na jep forcë dhe dëshirë që shumë gjëra të ndryshohen ne vendi ku jetojmë dhe i takojmë”, u shpreh Rexhepi.

 

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, tha se ndjehet i nderuar që kanë mundësi ta përkrahin këtë komitet.

Më këtë rast Ristuccia e uroi Komiteti Paralimpik të Kosovës për pranimin në në Komitetin Paralimpik Evropian. 

 

Ndersa, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publike në OSBE, Edward Anderson, tha se pavarësisht vështirësive, sukseset dhe rezultate nuk do të mungojnë. “Suksesi juaj është model për të gjithë edhe për ne”, u shpreh Anderson, duke i uruar sportistet e këtij komiteti që të mos ndalen asnjëherë. 

 

Kurse, drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Rrahim Rexha, tha se lojërat para sportive janë një aktivitet shumë i rëndësishëm që zhvillohen në Akademi.

Rexha tha se Akademi si çdo herë edhe sot edhe në të ardhmen është e gatshme të përkrah këtë komitet në realizimin e aktiviteteve të saja. “Akademia është e gatshme që edhe më tutje t’i përkrah  këto kategori  në realizimin e garave tuaja në sport”, u shpreh Rexha 

 

Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha Kosova dhe institucionet e saja janë të angazhuara dhe kanë për synim avancimin e pozitës së personave më aftësi të kufizuara si në mërqinje, arsim, kulture, sport dhe në fusha të tjera. 

Në fund zv/ministri Dobra iu uroj suksese para sportistëve në garat e tyre dy ditore. 

 

Duke falënderuar për ftesën, garuesit  i përshëndeti edhe përfaqësuesja e lojërave paralipike nga Kroacia Antonia Balek. 


Lojërat të cilat do të marrin pjesë garuesit janë; Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Forumi për diskutimin e librit “Përfshirja dhe edukimi fizik”, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paraolimpike, Futbolli 5, Tërheqje me litar të gjitha kategoritë, Shigjetë të gjitha kategoritë, Mundje krahu, Futboll i verbër, Vrapimi me çanta, Vizatimi \\\"Vizioni im, të drejtat e mia\\\" etj.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë
Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Vushtrri, 15 shtator 2023 - Gjatë periudhës kohore 14 - 15.09.2023, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, zhvilluan vizitat e përbashkëta në dy institucione të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Republikën e Çekisë, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë (GIBS) dhe Akademinë Policore të Republikës së Çekisë (APÇ), në Pragë.


Gjatë vizitave të përbashkëta në këto dy institucione, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve ndërmjet IPK-së dhe GIBS si dhe fillimin e ndërtimit të bashkëpunimit në mes të AKSP-së dhe APÇ. 


Autoritetet e rëndësishme të Çekisë shprehen gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetje për institucionet respektive të Kosovës dhe palët u pajtuan që takimet e ardhshme të zhvillohen në Kosovë dhe të diskutohen për fushat konkrete të bashkëpunimit. 

 

Lexo më shumë
Një delegacion nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut vizitoi Akademinë


Vushtrri, 19 shtator 2023  - Një delegacion nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e misionit të OSBE-së në Shkup, sot bënë një vizitë studimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Delegacioni i cili ishte i kryesuar nga Suza Trajkovska, ndihmës Ministre e Qendrës së Trajnimit  u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari. 

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi  më për së afërmi me organizimin dhe praktikat e zbatuara nga Akademia sa i përket ofrimit të trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit në Kosovë.  

 

Gjatë takimit menaxhmenti i Akademisë para delegacionit në fjalë ka paraqitur strukturën organizative, formën e menaxhimit dhe metodologjinë e ofrimit të trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike në vend.

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin rreth historikut dhe të arriturave në AKSP, foli për strukturën organizative dhe  për trajnimin profesional dhe arsimin e lartë.

 

Në takim u zhvilluan diskutime rreth gjetjes së modaliteti për bashkëpunim edhe në të ardhmen.  

 

Më këtë rast drejtori Jashari  u shpreh i gatshëm që bashkëpunimin më  Qendrën Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

 

Përfaqësuesit nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut u njoftuan edhe rreth procesit të sigurimit të cilësisë dhe procesit të akreditimit të trajnimit profesional për institucionet e sigurisë publike dhe akreditimit ndërkombëtarë. 

 

Gjatë takimit të dyja palët shpreh vullnetin e tyre për një bashkëpunim edhe më të gjerë në fushën e sigurisë publike. 


Në takim mori pjesë edhe Sando Kitanov, këshilltarë i Lartë në Sektorin e Krimeve të Rënda  dhe të Organizuara në misionin e OSBE-së në Kosovë.

 

 Po ashtu të pranishëm  në takim dhe të cilët folën secili për fushën e vetë ishin edhe drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përbashkëta në AKSP, Rrahim Rexha, udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore, Shaban Bajrami dhe  Emin Uka, udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë në AKSP. 

Ndërsa, delegacioni nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i kryesuar nga  Suza Trajkovska, ndihmës ministre e Qendrës së Trajnimit,  Sonja Sekulovska, shefe e Departamentit të Dizajnimit të Kurrikulave,  James N Speros, këshilltar i Trajnimit Policor nga misioni i OSBE-së në Shkup dhe  Afrim Bajrami asistent i Programit në Njësinë e Zhvillimit Policor po ashtu nga misioni i OSBE-së në Shkup.  

 

Në fund delegacioni vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës