}

NewsArticle

28/08/2023

Në Akademi filloi “Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”

Vushtrri, 28 gusht 2023 –  Dyzet zyrtarë të lartë  nga institucionet e ndryshme të sigurisë publike në Kosovë,  sot filluan “Shkollën Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”,  e cili do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Kjo shkollë u organizua nga Qendra për Siguri Publike në Universitetit Northwestern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe e mbështetur nga Programi Ndërkombëtar i Përkrahjes së Trajnimit të Hetimit të Krimit  (ICITAP) në Kosovë. 

 

Në ceremoninë e hapjes, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, tha se programet si “Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues”, janë shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend. 

 

“Dua të përshëndes Kimberly Riffe udhëheqëse e programit të ICITAP-it në Kosovë, për gjithë kontributin e saj ndaj institucioneve të Kosovës. Për, Akademinë është kënaqësi e veçantë që për të shtatën herë me radhë organizohet kjo shkollë e cila ofron njohuri të jashtëzakonshme për gjithë pjesëmarrësit e  institucioneve të sigurisë”, tha Jashari duke vlerësuar se pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i përforcojnë njohurit e tyre  në fushën  e sigurisë publike. 

 

Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

 

Hoxha tha se ky kurs ka rëndësi të veçantë për policinë dhe për gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në vend.  Drejtori Hoxha duke folur për të arriturat e policisë, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në vazhdimësi institucioneve të sigurisë në Kosovë.

 

Ndërsa,  instruktori Maichael McGuigan, para pjesëmarrësve foli rreth moduleve të kursit.

 

Pasi që në këtë shkollë marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë në vend, McGuigan tha se trajnimet shtesë janë shumë të rëndësishme për gjithë zbatuesit e ligjit. 

 

“Unë e falënderoi ICITAP-in që na mundësoj që të vijmë në Kosovë dhe të ofrojmë këtë kurs, kjo është hera e shtatë që kemi pasur mundësinë që të punojmë më vëllezërit dhe motrat e mija nga ana tjetër e botës”, tha McGuigan. 

 

 Në ketë ceremoni morën marrë pjesë edhe gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës Enver Cikaqi,  Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, përfaqësuesi nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bajram Fetahu, përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës, Driton Azemi, si dhe përfaqësues  tjerë vendor dhe ndërkombëtarë. 

 

Shkollën Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues,  janë duke e vijuar zyrtarë nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor, Shërbimit Korrektues i Kosovës, zyrtarë  nga Forca e Sigurisë së Kosovës si dhe Dogana e Kosovës.

 

Shkolla Ndërkombëtare për Stafin Policor dhe Komandues do të zgjasë dhjetë javë, ligjërues do të jenë profesor nga Universiteti Northwestern.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zëvendësministri Gashani vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Zëvendësministri Gashani vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

 Vushtrri, 25 gusht 2023 - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme  të Kosovës, Blerim Gashani, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Zv/ministri Gashani u takua më  zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. 


Qëllimi i vizitës  ishte për të biseduar rreth aktiviteteve  që janë duke u zhvilluar dhe atyre që  janë të planifikuara të zhvilohen në të ardhmen e afërt në Akademi. 


Më këtë rast zëvendësministri Gashani,  tha se Ministria e Punëve  të Brendshme  do ta mbështes Akademinë edhe më tutje  në ngritjen  e kapaciteteve të saj rreth trajnimeve në fushën e sigurisë publike. 


Gjatë vizitës, u vlerësua se Akademia ka një rol të rëndësishëm në vend, pasi që ofron trajnime për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.


Përveç kësaj, u vlerësua nevoja për trajnime të vazhdueshme dhe të specializuara për zyrtarët  e sigurisë, me qëllim që ata të jenë të gatshëm për të përballuar situata të ndryshme të rrezikut. 


Ndërsa zëvendësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, falënderoi zëvendësministrin Gashani  dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për mbështetjen që i ofron Akademisë.  


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqëruar  nga zyrtarja   kabinetit të ministrit   të Punëve të Brendshme Aulona Bytyqi. Në takim morën pjesë edhe drejtori  i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademi, Rrahim Rexha dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi. 

Lexo më shumë
 Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë
Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Vushtrri, 15 shtator 2023 - Gjatë periudhës kohore 14 - 15.09.2023, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, zhvilluan vizitat e përbashkëta në dy institucione të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Republikën e Çekisë, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë (GIBS) dhe Akademinë Policore të Republikës së Çekisë (APÇ), në Pragë.


Gjatë vizitave të përbashkëta në këto dy institucione, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve ndërmjet IPK-së dhe GIBS si dhe fillimin e ndërtimit të bashkëpunimit në mes të AKSP-së dhe APÇ. 


Autoritetet e rëndësishme të Çekisë shprehen gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetje për institucionet respektive të Kosovës dhe palët u pajtuan që takimet e ardhshme të zhvillohen në Kosovë dhe të diskutohen për fushat konkrete të bashkëpunimit. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës