}

NewsArticle

14/07/2023

Drejtori Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë

Vushtrri, 14 korrik 2023 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë. 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i  Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, Ilirjan Mandro dhe nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari.

 

Në marrëveshje parashihet bashkëpunimin në fushat e trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit ndërmjet të dyja institucioneve, duke përfshirë edhe shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik. 

 

Pjesë e delegacioni nga Akademia e Sigurisë së Shqipërisë të cilët vizituan Akademinë e Kosovës për Publike ishin edhe Lutfi Minxhozi  këshilltar në ASS dhe Luljeta Ismajlukaj oficere e kontaktit në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

 

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua për një periudhë kohore prej katër vjetësh me mundësi vazhdimi.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Diplomoi gjenerata e 58 e kadetëve të Policës së Kosovës
Diplomoi gjenerata e 58 e kadetëve të Policës së Kosovës

Vushtrri, 14 korrik 2023 – Pas përfundimit  të trajnimit për zyrtarë policor,  të mbajtur në Akademinë e Kosovës për  Siguri Publike, sot diplomuan 417 kadetët të gjeneratës së 58 të Policisë së Kosovës. 

 

Të sapo diplomuarit, në mesi e të cilëve janë 47 femra, në mënyrë ceremoniale bënë betimin e tyre  për t’i shërbyer vendit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallime. 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, duke iu dëshiruar suksese në punë të sapo diplomuarve, tha se të diplomosh në akademinë e policisë nuk është një arritje e vogël. Osmani tha se kjo kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe një dëshirë të vendosur për t`i mbështetur parimet e drejtësisë, të sigurisë dhe të shtetit të së drejtës.

 

“Veprimet tuaja do ta krijojnë perceptimin publik, teksa angazhimi juaj për rend dhe ligj do të përcaktojë legjitimitetin e institucioneve tona të zbatimit të ligjit”, tha Osmani duke u shprehur e lumtur që në mesin e të sapo diplomuarve është një numër i madhe i femrave.  

 

“Sa më shumë gra në institucionet e sigurisë, aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim. Natyrisht që përderisa numri i sotëm është për t’u admiruar, ne duhet të punojmë të gjithë bashkë që të rrisim edhe më shumë numrin e vajzave e të grave, por edhe të komuniteteve jo shumicë në policinë tone”, u shpreh presidentja Osmani.

 

Policëve të rinj iu uroj suksese në punë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. Kryeministri Kurti, tha se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët tanë.

 

“Vazhdon të zbatojë me sukses misionin kushtetues që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, të mbajë rendin dhe qetësinë publike, të parandalojë dhe zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, e të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, religjioni, gjinie a moshe”, tha kryeministri Kurti.

 

Kryeministri Kurti tha se qeveria që ai udhëheqë është zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës sonë. “Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta”,tha kryeministri Kurti. 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i siguroi kadetët e sapo diplomuar që së bashku do të presin secilin sukses e do të ballafaqohen me secilën sfidë të Policisë së Kosovës. Duke iu ofruar përkrahje ministri Sveçla tha se Policia e Kosovës do vijojë të zbatojë misionin e saj në garantimin e sundimit të ligjit, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, pa dallim.

 

Suksese në punë policëve të rinj iu dëshiroi edhe drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe përfaqësues të insitucioneve ndërkombëtare më mision në Kosovë.


 


 

Lexo më shumë
Zëvendësministri Gashani vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Zëvendësministri Gashani vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

 Vushtrri, 25 gusht 2023 - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme  të Kosovës, Blerim Gashani, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Zv/ministri Gashani u takua më  zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. 


Qëllimi i vizitës  ishte për të biseduar rreth aktiviteteve  që janë duke u zhvilluar dhe atyre që  janë të planifikuara të zhvilohen në të ardhmen e afërt në Akademi. 


Më këtë rast zëvendësministri Gashani,  tha se Ministria e Punëve  të Brendshme  do ta mbështes Akademinë edhe më tutje  në ngritjen  e kapaciteteve të saj rreth trajnimeve në fushën e sigurisë publike. 


Gjatë vizitës, u vlerësua se Akademia ka një rol të rëndësishëm në vend, pasi që ofron trajnime për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.


Përveç kësaj, u vlerësua nevoja për trajnime të vazhdueshme dhe të specializuara për zyrtarët  e sigurisë, me qëllim që ata të jenë të gatshëm për të përballuar situata të ndryshme të rrezikut. 


Ndërsa zëvendësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, falënderoi zëvendësministrin Gashani  dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për mbështetjen që i ofron Akademisë.  


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqëruar  nga zyrtarja   kabinetit të ministrit   të Punëve të Brendshme Aulona Bytyqi. Në takim morën pjesë edhe drejtori  i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademi, Rrahim Rexha dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi. 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës