}

NewsArticle

26/05/2023

Kryeministri Kurti dhe kryesuesi i OSBE-së Osmani vizituan Akademinë

Vushtrri,  26 maj 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi  kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani,  i cili njëheri  është edhe ministër i Punëve të Jashtme  në Maqedoninë e veriut. 


Kryeministri Kurti  dhe ambasadori Osmani vizituan kadetët e Policisë së Kosovës  dhe ata të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët janë duke ndjekur trajnimin themelor për zyrtarë policor dhe zyrtarë korrektues.  


Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe udhëheqësi i misionit të OSBE –së në Kosovë, Michael Davenport,  ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. 

 

Kryeministri Kurti gjatë vizitës se kadetëve të gjeneratës se 58 të Policisë së Kosovës dhe gjeneratës se 43 të Shërbimit Korrektues të Kosovës,  tha  “Vizita në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  është falenderim ndaj OSBE-së, stafit këtu dhe kadetëve të rinj”. 


Gjatë vizitës në klasa, kryeministri Kurti pergëzoi kadetët  për gatishmërinë e tyre  që të inkuadrohen në institucionet e sigurisë publike, në mënyrë që t’i shërbejnë vendit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallime. 


Po ashtu kryeministri Kurti, përgëzoi Akademinë për diversitetin e kadetëve, në mesin e të cilëve përfaqësohen të gjitha komunitetet e Kosovës.


“Vizituam tri klasë të ndryshme, ku kadetët e të dy gjinive dhe të të gjitha komuniteteve mësojnë dhe ushtrojnë bashkë, në mënyrë që bashkërisht t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, religjioni dhe prejardhjeje”, tha kryeministri Kurti,


Kryeministri Kurti deklaroi se kjo e arritur është përmes programit me komunitetet në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ekipi Ndërinstitucional i themeluar vitin e kaluar nga qeveria për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.


Ai tha se sundimi i ligjit, siguria, të drejtat e njeriut dhe demokracia, janë vlerat që bashkojnë Republikën e Kosovës dhe OSBE-në.


Ndersa, kryesuesi  i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani,  tha se ndihet i lumtur  për vizitën e tij në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Osmani tha se me këtë vizitë po nderojnë të arritur të një bashkëpunimi me institucionet e Kosovës dhe me Policinë e Kosovës.


Kryesuesi i OSBE-së, Bujar  Osmani u shpreh i inkurajuar që pjesëmarrja e grave që kanë aplikuar në Policinë e Kosovës viteve të fundit është rritur deri në 18% , ndërsa në konkursin aktuale deri më tani kanë aplikuar mbi 180 qytetarë nga komunitetet jo shumicë.

“Jemi shumë krenar që bashkëpunimi i OSBE-së me institucionet e Kosovës ka sjellë këto rezultate”, tha Osmani duke përgezuar kadetët që kanë zgjedhur t’i bashkohen Policisë së Kosovës që  të kujdesen për qytararët e vendit. 



Gjithashtu,  Osmani tha se vizita e tij në Kosovë në kapacitetin e kryetarit të radhës të OSBE-së për të shënuar produkte të suksesshme të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës, është pikërisht kjo Akademi për Siguri Publike, e cila plotëson të gjitha objektivat e OSBE-së.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësuesi nga Akademia Emin Uka ka marr pjesë në konferencën vjetore të IADLEST
Përfaqësuesi nga Akademia Emin Uka ka marr pjesë në konferencën vjetore të IADLEST

Vushtrri, 17 maj 2023 – Përfaqësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  Emin Uka, ka marr pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare të Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve, Trajnimit dhe Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  që është mbajtur në Denver Colorado, SHBA. 

 

Delegacioni nga Kosova ishte në përbërje nga  Kimberly Riffe  udhëheqëse e programit  ICITAP  në ambasadën e SHBA-se në Kosovë, Emin Uka  Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Taibe Canolli –Brajshori drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës. 

 

Në konferencën  e cila ka zgjatur katër ditë, nga data 14 maj deri më datën 17 maj 2023, përfaqësuesi i Akademisë, Emin Uka, ka paraqitur përvojat dhe praktikat që ka ndjekur AKSP për tu akredituar nga IADLEST.  

 

Delegacioni nga Kosova para të pranishme ka bërë një prezantim me temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes strategjive trajnuese”, siç është fuqizimi i gruas në fushën e sigurisë publike. 

 

Po ashtu mes tjerash, delegacioni nga Kosova shfaqi interesimin e tyre që në të ardhmen e afër të krijohet një rrjet ndërkombëtar për bashkëpunim ndërmjet akademive të vendeve pjesëmarrëse. 

 

Pjesëmarrës në këtë konferencë përveç SHBA ishin edhe shtatëmbëdhjetë vendet tjera në mesin e tyre edhe Kosova. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë është mundësuar nga ICITAP-i i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.  

 

Përfaqësuesi i AKSP-së, Emin Uka, ka falënderuar ICITAP-in e cila ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrah Akademinë me projekte që lidhen më fushën e sigurisë publike.

 

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike është institucioni i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka marrë çmimin e ekselencës dhe është akredituar  nga IADLEST.  

 

IADLES është organ i pavarur i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit duke siguruar kështu aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet.


 


Lexo më shumë
Një delegacion nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë

Vushtrri,  31 maj 2023 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi  një delegacion nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke i kryesuar nga drejtori i këtij inspektorati, Radim Dragoun. 


Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. 


Qëllimi i vizitës se delagcionit  në fjalë,  në përbërje edhe të  zëvendësdrejtorit, Vít Hendrych dhe udhëheqësit për Çështje Ligjore dhe të Jashtme , Josef Ježek, ishte që të njihen më për se afermi me  misionin dhe vizionin e Akademisë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari,  u shpreh i knaqur rreth vizitës se  delegacionit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë nga Republika Çeke.


Jashari gjatë takimit e informoi delegacionin çek për zhvillimet dhe aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në Akademi.



Tutje, drejtori Jashari foli edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet përkatëse të Republikës së Çekisë, të cilin aktualisht  e zhvillon përmes pjesëmarrjes së saj në asociacione dhe mekanizma evropiane, siç janë Agjencia e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacioni i Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA). 


Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke, Radim Dragoun,  duke folur rreth mandatit të institucionit që ai drejton, shprehu interesimin e tij rreth trajnimeve dhe arsimit të lartë që zhvillohet në Akdemi për agjencionet e sigurisë publike.





Delegacioni nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë dhe menaxhmenti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u dakorduan  për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.


Delegacioni në fjalë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqruar  nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës