}

NewsArticle

07/10/2022

Disa ushtarë të KFOR-it slloven në Kosovë vizituan Akademinë

Vushtrri, 07 tetor 2022 – Një delegacion i KFOR-it  nga Sllovenia i kryesuar nga Fedja Vraničar zëvendëskomandant i Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në Komandën Regjionale Lindje të KFOR-it,   sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takuan me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari. 

 

Gjatë takimit, drejtori  Jashari e  njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë.


ZV/drejtori Jashari e njoftoj delegacionin në fjalë, për  të arriturat  e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari, shprehi gatishmërinë e tij  për thellim e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe kontingjentit slloven të KFOR-it.

Ndërsa zëvendëskomandanti  i Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në Komandën Regjionale Lindje të KFOR-it  nënkolonel Fedja Vraničar përgëzoi Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që vlerësoi se Akademia është institucioni më organizim më të mirë në Kosovë. 

Vraničar premtoi se do të angazhohet  që bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe institucioneve relevante nga Sllovenia të vazhdojë edhe më tutje,  duke përfshirë edhe Fakultetin e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë në Lubjanë të Universitetit të Mariborit.


Në fund të vizitës delegacioni i KFOR-it  slloven vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi përfundoi trajnimi “Laboratorët Klandestinë”
Në Akademi përfundoi trajnimi “Laboratorët Klandestinë”

Vushtrri, 23 shtator 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  tridhjetë e pesë (35) zyrtarë të sigurisë publike  përfunduan  trajnimin “Laboratorët Klandestinë”. 

 

Pjesëmarrësit vlerësuan së ky trajnim do t’ju ndihmojë shumë  gjatë kryerjes të punës së tyre si zbatues të ligjit. 

Ky trajnim  i cili ka zgjatur dy javë është organizuar nga Programi i Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.  Trajnimi është mbajtur nga ekspertet amerikan Drug Enforcment Administration (DEA). 

 

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të  Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, menaxherja e programit ICITAP në Kosovë Kimberly Riffe si dhe zyrtarë tjerë të fushës së sigurisë publike në vend. 

 

Në fund  ceremonisë  të gjitha ata që kanë ndjekur trajnimin u certifikuan. 


 

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt mbledhja e rregullt e bordit
Në Akademi u mbajt mbledhja e rregullt e bordit

Vushtrri, 18 tetor 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  sot  u mbajt  takimi i rregullt i bordit, ku  u diskutua lidhur më  zhvillimet e fundit në Akademi. 

 

Gjatë takimit anëtaret e bordit të Akademisë u njoftua për ecurinë e trajnimeve dhe arsimit të lartë, ku vlerësuan së në këto procese është shënuar progres.


Bordi diskutoi rreth fillimit të vitit të ri akademik 2022/23 në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP).


Gjithashtu në takim u shqyrtua draft plani i  trajnimeve që pritet të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2023.

Po ashtu në takim pati diskutime lidhur me implementimin e  rekomandimeve të ekipit të eksperteve nga fusha e ri akreditimit, proceset aktuale të akreditimit për arsimin  e lartë atë institucional si  dhe për programin master.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.


Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i  Drejtorit të  Përgjithshëm në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike  Kastriot Jashari,  Prodekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovës të Kosovës Arsim Tahiri, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda, Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës Gazmend Hoxha, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm  të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.





 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës