}

NewsArticle

22/09/2022

Zv/drejtori Jashari u takua më drejtoreshën e INL-it Tamra Greig

Vushtrri, 21 shtator 2022 – Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari,  u takua sot më drejtoreshën e sapo emëruar të Zyrës për  Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë Tamra Greig, si dhe më ish drejtorin e INL-it Shawn Waddoups. 

 

Qëllimi i vizitës së delegacionit të INL-it ishte që Greig të njoftohet më për së afërmi më zhvillimet në Akademi,  kurse ish drejtorit i INL-it vizitë lamtumirëse. 


Gjatë takimit zv/drejtori Jashari e falënderoi drejtorin  Waddoups për angazhimin, punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Akademinë gjatë mandatit të tij në Kosovë.  


Më këtë rast  Jashari përmendi në theks të veçantë kontributin  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht Ambasadës Amerikane në Kosovë, ICITAP-it, INL-it për ndihmën  e pakursyer që i ka dhënë dhe po jep Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë në vend. 


Jashari i uroi ish drejtorit të INL-it Shawn Waddoups, suksese dhe punë të mbarë ku do që është. 


Drejtori Jashari shprehu dëshirën e tij që edhe në të  ardhmen të ketë bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira më Ambasadën Amerikane, Zyrën për Çështje  Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe ICITAP-in. 


Në të njëjte kohë Jashari i dëshiroj mirëseardhje në detyrën e re Tamra Greig e cila u emërua drejtoresh e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë.  

 

Jashari ritheksoi bashkëpunimin e mirë me INL dhe shprehi gatishmërinë për angazhimin e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike. 


Ndërsa, ish drejtori i Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë  Shawn Waddoups, pasi e quajti si shumë të rëndësishme periudhën e shërbimit të tij  në Kosovë, përgëzoj Akademinë për të arriturat e saj që ka bërë deri më tani


Ai tha se gjatë qëndrimin në Kosovë ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend. 


Ndërsa drejtoresha e sapo emëruar e INL Tamra Greig e falënderoi drejtorin Jashari për pritjen, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit më Akademinë në fushën e trajnimeve për siguri publike.  


Në takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Avni Istrefi udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Fitim Osmani udhëheqës i Divizionit për Planifikim Strategjik


 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Përfaqësuesit e Akademisë morën pjesë në konferencën vjetore të INTERPA-së
Përfaqësuesit e Akademisë morën pjesë në konferencën vjetore të INTERPA-së

Daka, Bangladesh, 14 shtator 2022 – Në konferencën e njëmbëdhjetë të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Avni Istrefi udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Rrahim Rexha drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme. 


Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth digjitalizimit në sistemin e arsimimit në fushën e sigurisë. 


Po ashtu përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, e cila është anëtare e këtij Asociacioni, kanë marrë pjesë edhe në takimin e njëzetë e dytë të Bordit Ekzekutiv të INTERPA-së. Në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, përveç anëtarëve të INTERPA-së, morën pjesë edhe kryeministrja e Qeverisë së Republikës Popullore të Bangladeshit Sheik Hasina, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Bangladeshit Asaduzzaman Kan dhe kryetari i INTERPA dhe Akademisë Kombëtare të Policisë Turke Yilmaz Çollak.


Në këtë Konferencë ku ishin pjesëmarrës të gjitha shtetet anëtare të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), përfaqësuesit e Akademisë prezantuan historikun, aktivitetet dhe sukseset e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.  

Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, në prezantimin e tij gjatë konferencës ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Akademi, trajnimeve që mbahen për zyrtarët e sigurisë publike, për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia në fushën e sigurisë publike. 


Gjatë kësaj konference, në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA) u anëtarësuan edhe katër shtete: Akademia Policore e Kroacisë, Shkolla e Lartë e Policisë “Gjenerali Alberto Enriquez Gallo”, Ekuador, Akademia Kombëtare e Policisë së Liberisë dhe Akademia Policore e Nigerisë.


Në darkën e organizuar nga INTERPA, përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, u takuan edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Daka, Senegal, Guner Ureya. Gjatë takimit Ureya vlerësoi lartë punën në institucionet e sigurisë publike dhe të arriturat në Akademi.


Konferenca ka vazhduar me diskutime dhe prezantime me temën “Digjitalizimi i Policisë” me sesione panelesh mbi analizën e mediave sociale për punën e policisë, epokën e digjitalizimit të sistemit policor, ndikimin e përdorimit të rrjeteve sociale dhe tema të tjera të lidhura më fushën e sigurisë publike.  


Lexo më shumë
Në Akademi përfundoi trajnimi “Laboratorët Klandestinë”
Në Akademi përfundoi trajnimi “Laboratorët Klandestinë”

Vushtrri, 23 shtator 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  tridhjetë e pesë (35) zyrtarë të sigurisë publike  përfunduan  trajnimin “Laboratorët Klandestinë”. 

 

Pjesëmarrësit vlerësuan së ky trajnim do t’ju ndihmojë shumë  gjatë kryerjes të punës së tyre si zbatues të ligjit. 

Ky trajnim  i cili ka zgjatur dy javë është organizuar nga Programi i Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.  Trajnimi është mbajtur nga ekspertet amerikan Drug Enforcment Administration (DEA). 

 

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të  Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, menaxherja e programit ICITAP në Kosovë Kimberly Riffe si dhe zyrtarë tjerë të fushës së sigurisë publike në vend. 

 

Në fund  ceremonisë  të gjitha ata që kanë ndjekur trajnimin u certifikuan. 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës