}

NewsArticle

13/09/2022

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e katërt ndërkombëtare shkencore të AKSP-së

Vushtrri, 13 shtator 2022 – Akademia e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) organizon konferencën e katërt shkencore ndërkombëtare me titull “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. 

 

Konferenca do të përqendrohet në efektet negative, zbutjen dhe reagimet për fazat e rimëkëmbjes të sektorit të rendit dhe sigurisë për ndikimet e COVID-19 në siguri.


Më ketë rast ftohen akademikë, studentë, hulumtues shkencorë dhe profesionistë të tjerë të pavarur ose të punësuar në fushat e rendit dhe sigurisë publike, institucionet shtetërore, institucionet e arsimit ose hulumtimit nga Kosova, Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë, për të prezantuar pike vështrimet e tyre përmes punimeve shkencore se si pandemia COVID-19 ka ndikuar në integritetin e zbatimit të ligjit në shtetet ose shoqëritë e tyre përkatëse.   

 

Gjatë konferencës, nga pjesëmarrësit do të kërkohet që t’i prezantojnë hulumtimet ose dokumentet e tyre në gjuhën angleze, shqipe ose serbe, pasi që përkthimi simultan profesional do të ofrohet në tri gjuhët e lartpërmendura. 

 

Konferenca do të mbahet nga data 16 deri me datën 18 nëntor 2022 dhe mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian më mision në Kosovë. 


Për informata shtesë në lidhje me konferencën, ju lutem klikoni në NJOFTIM 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga Maqedonia e  Veriut vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Maqedonia e Veriut vizitoi Akademinë

Vushtrri, 01 shtator 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoj një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga  Muamet Rexhepi ndihmësministër i departamentit  për Bashkëpunim Ndërkombëtar.  Delegacioni u prit në takim nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari si dhe nga përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi. 


Qëllimi i vizitës është në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me institucionet e sigurisë publike të Maqedonisë së Veriut.  

 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari e njoftoi delegacionin për  aktivitetet dhe trajnimet që  zhvillohen në Akademi.

 

Jashari gjatë takimit  vlerësoj  se kjo vizitë do të kontribuoj në forcimin e lidhjeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Akademisë dhe institucioneve të sigurisë në Maqedoninë e Veriut. 

 

Gjithashtu zv/drejtori Jashari foli edhe për bashkëpunimin që ka Akademia me vendet e rajonit dhe më gjerë.

 

Jashari duke u shprehur i gatshëm për  vazhdimin e bashkëpunimit  vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes institucioneve të sigurisë është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.



Ndërsa delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme nga Maqedonia e Veriut u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike. 

 

Muamet Rexhepi ndihmësministër i Departamenti për Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunim falënderoj drejtorin Jashari për pritje duke thënë se qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për së afërmi më projektet e realizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Më këtë rast ndihmësministri Rexhepi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që vlerësoj së bashkëpunimi në realizimin e  projekteve që avancojnë zyrtaret e sigurisë publike janë të mirëseardhura. 

 

Pjesë e delegacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonisë së Veriut ishin edhe Marija Ancevska shefe e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Imran Jonuzi udhëheqëse e Njësisë për Bashkëpunim Shumëpalësh dhe Dragica Manevska udhëheqëse e Njësisë për Bashkëpunim Dypalësh.

 

Vizita u realizua nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian  në Kosovë, e cila përkrah Akademinë vazhdimisht në realizimin e projekteve. 

 

Edward Anderson drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike  në OSBE gjatë takimi e njoftoi delegacionin nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonisë së Veriut për zbatimi  e projektit të dygjuhësisë dhe përkrahja me softuerin për përkthim për Policinë e Kosovë. 

 

Në fund në vizitës delegacioni në fjalë vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 


Lexo më shumë
 Përfaqësuesit e Akademisë morën pjesë në konferencën vjetore të INTERPA-së
Përfaqësuesit e Akademisë morën pjesë në konferencën vjetore të INTERPA-së

Daka, Bangladesh, 14 shtator 2022 – Në konferencën e njëmbëdhjetë të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) morën pjesë përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Avni Istrefi udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Rrahim Rexha drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme. 


Qëllimi i konferencës ishte diskutimi rreth digjitalizimit në sistemin e arsimimit në fushën e sigurisë. 


Po ashtu përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, e cila është anëtare e këtij Asociacioni, kanë marrë pjesë edhe në takimin e njëzetë e dytë të Bordit Ekzekutiv të INTERPA-së. Në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, përveç anëtarëve të INTERPA-së, morën pjesë edhe kryeministrja e Qeverisë së Republikës Popullore të Bangladeshit Sheik Hasina, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Bangladeshit Asaduzzaman Kan dhe kryetari i INTERPA dhe Akademisë Kombëtare të Policisë Turke Yilmaz Çollak.


Në këtë Konferencë ku ishin pjesëmarrës të gjitha shtetet anëtare të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), përfaqësuesit e Akademisë prezantuan historikun, aktivitetet dhe sukseset e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.  

Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, në prezantimin e tij gjatë konferencës ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Akademi, trajnimeve që mbahen për zyrtarët e sigurisë publike, për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia në fushën e sigurisë publike. 


Gjatë kësaj konference, në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA) u anëtarësuan edhe katër shtete: Akademia Policore e Kroacisë, Shkolla e Lartë e Policisë “Gjenerali Alberto Enriquez Gallo”, Ekuador, Akademia Kombëtare e Policisë së Liberisë dhe Akademia Policore e Nigerisë.


Në darkën e organizuar nga INTERPA, përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, u takuan edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Daka, Senegal, Guner Ureya. Gjatë takimit Ureya vlerësoi lartë punën në institucionet e sigurisë publike dhe të arriturat në Akademi.


Konferenca ka vazhduar me diskutime dhe prezantime me temën “Digjitalizimi i Policisë” me sesione panelesh mbi analizën e mediave sociale për punën e policisë, epokën e digjitalizimit të sistemit policor, ndikimin e përdorimit të rrjeteve sociale dhe tema të tjera të lidhura më fushën e sigurisë publike.  


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës