}

NewsArticle

24/06/2022

Në Fakultetin e Sigurisë Publike diplomuan pesëdhjetë e një studentë

Vushtrri, 24 qershor 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot diplomuan pesëdhjetë e një studentë të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike. Gjatë ceremonisë së diplomimit u vlerësua se edukimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.  

 

Të diplomuarit janë zyrtarë nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike, nga Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent dhe Inspektorati Policor i Kosovës. 

 

Ministri i Punëve  të Brendshme Xhelal Sveçla i uroj të diplomuarit për suksesin e arritur.  “Jam i nderuar që jam para jush në një rast ku ju po hapni një kapitull të ri për ju,  por edhe për shtetin tonë. Ceremonia e përfundimit  të angazhimit tuaj për  ngritjen tuaj  akademike në fakt është vetëm fillimi i ngritjes suaj, tashmë në një nivel shumë më të lartë”, u shpreh Sveçla duke thënë se siguri e vendit tonë shpesh është cenuar nga faktorët e ndryshëm duke vlerësuar kështu si shumë të domosdoshme ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e çfarë do lloj situate. 

 

Ministri Sveçla tha se gjenerata e sapo diplomuar diturinë e fituar gjatë studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike do ta përdorin për të rritur vigjilencën në sigurinë e vendit.  \"Tash e katër muaj është duke ndodhur një luftë jo vetëm e padrejtë, por edhe e pabarabartë një agresion edhe  i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është rast ku ne si akterë të sigurisë ballafaqohemi me situata të reja, për ne edhe jo të panjohura, është edhe një dëshmi që ne duhet të jemi vigjilente dhe të përgatitur për çdo situatë të mundshme. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës patjetër që ka ndikuar në sigurinë tonë duke marrë parasysh që Serbia është pozicionuar përkrah agresorit  dhe në vazhdimësi ka bërë përpjekje për destabilizimin e vendit tonë”,  u shpreh ministri Sveçla duke thënë se ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët  pa dallime është mision i përbashkët i të gjitha agjencioneve të sigurisë publike. 


Zëvendësuesi i Drejtori të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari tha se synimi i vetëm i Akademisë është që tu ofroj trajnime dhe arsimim në nivelin më të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike. 

“Ju uroj mirëseardhje në këtë tempull të dijes, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Institucioni në të cilin gjendeni ju sot, është udhëhequr gjithmonë nga një vizion i qartë për avancimin e vazhdueshëm të nivelit të arsimit në fushën e sigurisë publike, përkatësisht të zbatimit të ligjit”, u shpreh  Jashari duke thënë se zyrtaret e sigurisë  publike që kanë dalë nga Akademia kanë qenë të gatshëm për t’u ballafaquar me sfida dhe dinamika të paparashikueshme gjithnjë në funksion të një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, religjioni, regjioni, moshe apo gjinie.  “Akademia është institucion me kredibilitet dhe identitet të qartë i krahasueshëm ndërkombëtarisht në cilësinë e dijes akademike dhe i konfirmuar me Çmimin e Ekselencës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari.


Edhe, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj u shpreh e lumtur që të sapo diplomuarit pavarësisht sfidave kanë arritur sukses. Më këtë rast Haxhiu tha se do të krijojnë kushte edhe më të mira  për çdo zyrtarë  në institucionet e sigurisë. 

\"Jam e lumtur që shtetit tonë po i shtohen gjenerata të reja, me qëllim të kontributit dhe angazhimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe sundimit të ligjit, sidomos në një situatë tejet të vështire për të cilën foli edhe ministri Xhelal Sveçla. Të gjithë bashkë jemi zotuar se do të rrisim kapacitetet tona në siguri, por edhe në drejtësi, dhe duhet të angazhohemi për kushte më të mira të punës brenda institucioneve tona duke qenë të bindur që vetëm në këtë mënyrë do të arrimë të krijojmë ambient dhe kushte të punës që i motivojnë zyrtarët tanë”, u shpreh Haxhiu duke thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka një partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 


Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti  tha se çdo zyrtarë i sigurisë publike kanë rol kyç në avancimin e institucioneve të sigurisë. Drejtori Mehmeti tha se zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të sigurisë në Institucionet e zbatimit të ligjit ndikon në ndërtimin e Institucioneve kredibile.

“Edukimi dhe trajnimi kanë rol të rëndësishëm, sidomos me formësimin në kuadër profesional në mënyrë që të kemi zhvillim institucional, ashtu siç e përmendi edhe ministri Sveçla jemi para sfidave të mëdha të sigurisë globale, sigurisë rajonale që natyrisht kanë influencë në vendin tonë”,  tha Mehmeti.

 

Dekani i Fakultetit  për Siguri Publike Bejtush Gashi tha se studentët e sapo diplomuar janë promotor i avancimit  dhe zhvillimit të sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Dekani Gashi foli edhe për proceset që ka kaluar dhe është duke kaluar Fakulteti i Sigurisë Publike. Gashi  tha se FSP është edhe në proces të hapjes së programit master në fushën e sigurisë publike. 

“Synimet tona shkojnë më teje, duke dëshiruar inkuadrimin e të gjithë institucioneve tjera të sigurisë, ne kemi arritur dhe të shquhemi për sukseset prandaj do të vazhdojmë të punojmë për një ambient edhe më mirë si për profesorët ashtu edhe për studentët”, tha Gashi.  Në fund dekani i uroj studentët për diplomimin e tyre dhe sukses në punën.


Ndryshe gjatë ceremonisë u ndanë certifikatë për dy studentë të dalluar. Në emër të studentëve foli Qëndresë Ramadani e cila u shpallë edhe studentë e dalluar, tha gjatë periudhës katër vjeçare kanë përfituar dhe janë ngritë profesionalisht. “Kemi punuar shumë që të japim më të mirë nga vetja për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Ramadani. 

Në fund të ceremonisë janë ndarë çertifikatat për të gjithë të diplomuarit e nivelit bachelor.  


Në ceremoninë e diplomimit morën pjese edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit  Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Shefki Abdullahu, drejtori i Departamentit në Doganat e Kosovës Bashkim Arifi, udhëheqësi i Departamentit në Inspektorati Policor të Kosovës Bajram Fetahu, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë Maliq Ferizi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, këshilltari i lartë për Policinë e Kosovës në ICITAP Timot përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Disa trajnerë të rijnë në OSBE  vizituan Akademinë
Disa trajnerë të rijnë në OSBE vizituan Akademinë


Vushtrri, 08 qershor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion të trajnerëve të rijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë. Qëllimi i vizitës  ishte që të njoftohen për së afërmi rreth  zhvillimeve  në Akademi dhe shkëmbimin e  përvojave mes tyre dhe instruktorëve të Policisë së Kosovës. 

 

Delegacioni ishte i kryesuar nga Sabrina Salis ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksionin e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar. 


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari,  duke e vlerësuar lart ketë vizitë e  informoi delegacionin për  proceset e rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me tani. 

Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Jashari e falënderoj Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka  përkrahur Akademinë në zhvillimin e saj që nga themelimi e deri më sot. Ai tha se OSBE ka ndihmuar dhe po vazhdon ta ndihmojë Akademinë duke ofruar trajnime e po ashtu duke dhuruar edhe donacione të shumta.  

“OSBE është partnere e Akademisë që nga themelimi. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari duke shprehur i gatshem për vazhdimin dhe zgjerimim e bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.

 

Ndërsa, Sabrina Salis, ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksioni e  Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar  në misionin e  OSBE-së në Kosovë  shprehi falënderimin e saj për pritje. Gjatë takimit Salis vlerësoj lartë punën në Akademi. Duke bërë një prezantim rreth trajnerëve të rinj të cilët i shoqëronte, Salis tha se disa prej tyre kanë përvojë në barazi gjinore, disa kanë themeluar OJQ-të e tyre dhe janë aktivë në shoqërinë civile etj. Salis tha se në vitin  2022 kanë vendosur që të bëjë një grup të rinjsh që të implementojnë projekte për të drejtat e njeriut. “ Besojmë fuqimisht që të rinjtë e Kosovës janë forca e të drejtave të njeriut”, tha Salis.

 

Shef i seksionit të trajnimeve të specializuara të Policidë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, major Rrahim Fazliu gjatë takimit foli për trajnimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, për trajnimet bazike, të avancuara dhe të specializuara.  Po ashtu Fazliu gjatë takimit i njoftoi delegacionin rreth  procedurave  të rekrutimit për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës. 

 

Kurse, instruktori i Policisë së Kosovës në Akademi rreshter Rushdi Hoxha e njoftoj delegacionin e OSBE-së  për trajnimet që  mbahen për punën policore në komunitet.

 

Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, fillimisht e uroj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për marrjen e “Çmimit të Ekselencës” nga   International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anderson gjatë takimit ka folur për rolin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE dhe kontributin për paqe dhe sigurinë publike. 

 

Gjithashtu në takimi  u diskutua për rëndësinë dhe kontributin e të rinjve për paqen dhe sigurinë në vend. Në fund delegacioni bëri një vizitë kampusit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 


Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i bordit
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i bordit

Vushtrri, 01 korrik 2022 – Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt  takimi i radhës i bordit  ku u diskutuan  rreth zhvillimeve të fundit në Akademi. 

Gjatë takimit anëtaret e bordit u  njoftuan për fillimin e trajnimeve profesional të kadetëve të rinj të Policisë dhe Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). 


Në vazhdim  të takimit anëtarët e bordit kanë diskutuar për përcaktimin e kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2022/23 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.


Zëvendësuesi i Drejtori të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari i  njoftoi anëtaret  e bordit rreth ecurisë së punës si dhe për  trajnimet dhe aktivitetet që janë duke u mbajtur në Akademi.  

Jashari tha së Akademia e Kosovës për Siguri Publike i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e trajnimit të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës dhe atë të Shërbimit Korrektues të Kosovës që tashmë ja ka filluar.

Pikë e rendit të ditës ishte edhe  njoftimi për dinamikën e punës dhe aktiviteteve të grupit punës për hartimin e dokumenteve përkatëse për hapjen e programit master në sigurinë publike në Fakultetin e Sigurisë Publike. 


Tutje anëtaret e bordit përveç tjerash u njoftuan edhe për ecurinë e ri akreditimit të Akademisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. 


Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti njëherit edhe kryesues i bordit, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sporvues të Kosovës Arsim Tahiri, udhëheqësi i Departamentit për Menaxhimin e Ankesave në Inspektoratin Policor të Kosovës Bajram Fetahu, udhëheqës i Departamentit në Drejtorinë e Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës Driton Azemi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë. 




 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës