Vushtrri, 08 qershor 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, priti sot në takim një delegacion të trajnerëve të rijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë. Qëllimi i vizitës ishte që të njoftohen për së afërmi rreth zhvillimeve në Akademi dhe shkëmbimin e përvojave mes tyre dhe instruktorëve të Policisë së Kosovës.
Delegacioni ishte i kryesuar nga Sabrina Salis ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksionin e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi Kastriot Jashari, duke e vlerësuar lart ketë vizitë e informoi delegacionin për proceset e rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me tani.
Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Jashari e falënderoj Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ka përkrahur Akademinë në zhvillimin e saj që nga themelimi e deri më sot. Ai tha se OSBE ka ndihmuar dhe po vazhdon ta ndihmojë Akademinë duke ofruar trajnime e po ashtu duke dhuruar edhe donacione të shumta.
“OSBE është partnere e Akademisë që nga themelimi. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari duke shprehur i gatshem për vazhdimin dhe zgjerimim e bashkëpunimit me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.
Ndërsa, Sabrina Salis, ushtruese e Detyrës së Shefit në Seksioni e Pronës, Trashëgimisë Kulturore dhe Dialogut Ndërfetar në misionin e OSBE-së në Kosovë shprehi falënderimin e saj për pritje. Gjatë takimit Salis vlerësoj lartë punën në Akademi. Duke bërë një prezantim rreth trajnerëve të rinj të cilët i shoqëronte, Salis tha se disa prej tyre kanë përvojë në barazi gjinore, disa kanë themeluar OJQ-të e tyre dhe janë aktivë në shoqërinë civile etj. Salis tha se në vitin 2022 kanë vendosur që të bëjë një grup të rinjsh që të implementojnë projekte për të drejtat e njeriut. “ Besojmë fuqimisht që të rinjtë e Kosovës janë forca e të drejtave të njeriut”, tha Salis.
Shef i seksionit të trajnimeve të specializuara të Policidë së Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, major Rrahim Fazliu gjatë takimit foli për trajnimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, për trajnimet bazike, të avancuara dhe të specializuara. Po ashtu Fazliu gjatë takimit i njoftoi delegacionin rreth procedurave të rekrutimit për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës.
Kurse, instruktori i Policisë së Kosovës në Akademi rreshter Rushdi Hoxha e njoftoj delegacionin e OSBE-së për trajnimet që mbahen për punën policore në komunitet.
Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson, fillimisht e uroj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për marrjen e “Çmimit të Ekselencës” nga International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anderson gjatë takimit ka folur për rolin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE dhe kontributin për paqe dhe sigurinë publike.
Gjithashtu në takimi u diskutua për rëndësinë dhe kontributin e të rinjve për paqen dhe sigurinë në vend. Në fund delegacioni bëri një vizitë kampusit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike