}

NewsArticle

19/05/2022

Akademia e Kosovës për Siguri Publike mori “Çmimin e Ekselencës” nga IADLEST

Fort Worth , Texas  18 maj 2022 – Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari dhe Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Shpend Shabani kanë marrë pjesë në konferencën  vjetore të organizuar nga  International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training (IADLEST) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj konferencë Akademia pranoi certifikatën e ri akreditimit me çmimin e ekselencës, ky çmim u dha nga  Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST). 


Në konferencën po marrin pjesë Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore  në Policinë e Kosovës Taibe Canolli - Brajshori si dhe zyrtarja e programit ICITAP në  Kosovë Remzije Ibrahimi, ndërsa nga institucionet e sigurisë publike në SHBA janë duke marrë pjesë drejtorët e standardeve të akademive policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe drejtorët e akademive policore dhe sigurisë publike nga vendet tjera të botës, anëtar të IADLEST-it etj. 


 Gjatë kësaj konference presidenti i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST)  Kim Vickers, drejtori Ekzekutiv Michael N. Becar  dhe Mark Damito i dorëzuan zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari  pllakën  e riakreditimit dhe çertifikatën me “Çmimin e Ekselencës”.

 

Në fjalimin e tij Mark Damito njoftoi të pranishmit me procesin e ri akreditimit ndërkombëtar dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës”  dhe përgëzoj Akademinë për arritjen e këtij çmimi. 


“Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka përmbushur me sukses kërkesat për t'u vlerësuar si Akademi e Akredituar e Zbatimit të Ligjit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST). Ne ju përgëzojmë ju dhe stafin tuaj për arritjen e çmimit të ekselencës dhe për akreditimin e Akademisë tuaj”, tha Damito.


Ndërsa,  zëvendësuesi i  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Kastriot Jashari falënderoi Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit – IADLEST në theks të veçantë presidentin e  IADLEST  Kim Vickers, Drejtorin Ekzekutiv Michael N. Becar dhe Mark Damito  për ri akreditimin ndërkombëtar të Akademisë si dhe ndarjen e “Çmimit të Ekselencës”. 


Në të njëjtën kohë Jashari falënderoi edhe  Greg Dukat udhëheqës i ICITAP,   Kimbelry Riff  udhëheqëse e ICITAP në Kosove dhe zyrtaren  Remizje Ibrahimi për mbështetjen e vazhdueshme të AKSP-së. 

 

“ICITAP-i  e ka ndihmuar shumë Akademinë në procesin e akreditimit  ndërkombëtar nga IADLEST deri ne arritjen e qëllimit, me që ky është çmimi i parë që i jepet një institucioni të trajnimit dhe arsimimit në fushën e sigurisë publike jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari duke falënderuar të gjitha ata që kontribuan që Akademia sot ta marrë këtë çmim.  


“Është kënaqësi për Akademinë dhe agjencitë tjera të sigurisë publike si dhe për vetë shtetin e ri të Kosovës të dëgjojë nga ju se ‘Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka plotësuar me sukses kërkesat për t’iu dhënë  çmimi i ekselencës’  nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST)”, u shpreh Jashari duke thënë se çmimi në fjalë është motivim i madh për Akademinë.      “Ne përmes ofrimit të trajnimeve cilësore dhe respektimit të standardëve të vlerësuara nga IADLEST do  ta ruajmë epitetin e institucionit të vlerësuar me ‘Çmimin e Ekselencës’\", tha Jashari.


Më këtë rast Jashari falënderoi edhe ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi dhe  agjencitë e sigurisë publike, për angazhimin disa vjeçar deri në arritjen e qëllimit.


Akreditimi  nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) është i vlefshëm deri më 20 tetor 2024.



Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në vitin 2018  ka fituar akreditim  ndërkombëtar nga IADLEST, për periudhën tre vjeçare,  duke qenë kështu institucioni i parë i akredituar nga IADLEST  jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse në tetor të vitit 2021  Akademia është ri akredituar nga IADLEST,  me çmimin më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky asociacion, Çmimin e Ekselencës i cili është i pari në botë jashtë SHBA-ve.

 


 


 


  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”
Mbahet trajnimi “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar”

Prishtinë,  16 maj  2022 – Në kuadër të projektit  Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në zbatimin e Ligjit (CEPOL) e përkrahur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke mbajtur trajnim “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimi i ligjit për luftimin e krimit të organizuar”, ku përfitues janë të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit në Kosovë, konkretisht ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në vend. 

 

Qëllimi i trajnimi është shkëmbimin e përvojave dhe avancimi i bashkëpunimit në mes zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve përgjatë hetimeve dhe luftës kundër krimit të organizuar. në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  

 

Në hapjen e këtij trajnimi të pranishmit vlerësuan se trajnimi “Lufta kundër krimit të organizuar” është shumë i rëndësishëm për institucionet e sigurisë publike në Kosovë. 

 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Dejan Janković duke përshëndetur të pranishmit  falënderoi CEPOL-in për organizimin e trajnimit.  Janković tha se Policia e Kosovës ka kapacitete të plota që të jetë një partner kredibil për sigurinë rajonale. ‘Këtë trajnim e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që ky trajnim do të na ndihmoj të marrim rezultate sa më të mira”, tha Janković

 

Ndërsa Massimiliano Prozzo nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  falënderoi CEPOLI-n dhe EUROPOLI-n për organizimin e trajnimit dhe gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunim. Prozzo në fjalimin e tij gjatë hapjes së këtij trajnim tha se luftimi i krimit të organizuar është prioritet i Bashkimit Evropian.  “BE-ja është e gatshme të mbështetës çfarë do veprimi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar”, u shpreh Prozzo duke thënë se bashkëpunimi mes institucioneve të BE-së dhe agjencive për zbatimin e ligjit do të fuqizohet për të zhvilluar përgjigje  gjithëpërfshirës kundër krimit të organizuar. 

 

Peter Krajnyak, Menaxher i Projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT),  falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në trajnim po ashtu  falënderoi institucionet e sigurisë publike konkretisht Policinë e Kosovës për bashkëpunim.  Krajnyak vlerësoi se gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë luftimit të krimit të organizuar. 

 

Në këtë trajnim i cili ka filluar me datën 16 maj 2022 dhe i cili do të vazhdojë deri më datën 20 maj 2022 janë duke marrë pjesë pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Gjyqtarë, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimor e Kosovës si dhe nga organizata dhe mekanizmat ndërkombëtar me mision në Kosovë si Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX, përfaqësuesi nga projekti “CSC” në kuadër të IPA-2019.

 

Ndryshe projekti Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (WB PaCT), përveç Kosovë ky projekt do të implementohet për 36 muaj, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023 edhe në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes ngritjes së bashkëpunimit brenda regjionit dhe me BE-në.


 

Lexo më shumë
Një delegacion nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni vizitoi Akademinë

Vushtrri, 24 maj 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Akademi e Shkencave të Sigurisë në Estoni i kryesuar nga Kadri Ann Salla zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin e Policisë dhe Policisë Kufitare ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari dhe menaxhmetin e lartë. 

Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për së afërmi më  misionin, vizionin dhe zhvillimet në Akademi. 


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari, duke iu dëshiruar mirëseardhje  delegacionit, i falënderoi për vizitën e bërë në Akademi. 


Jashari e njoftoi delegacionin për zhvillimet në Akademi, për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, për projektet e  realizuar si dhe për sfida në për të cilat ka kaluar AKSP. 



Po ashtu gjatë takimi zv/Drejtori i Përgjithshëm Kastriot Jashari e njoftoi delegacionin edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia më Akademinë e Sigurisë në Estonin në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.


Duke folur rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë Jashari tha se shkëmbimi i përvojave mes akademive në fushën e sigurisë publike  është i mirëseardhur.


Jashari u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë e Shkencave të Sigurisë në Estoni të vazhdojë edhe me tutje. 


Delegacioni u njoftua edhe për metodat e arsimit dhe kurrikulave në fushën e policisë, zhvillimin e kurrikulave, mundësitë e shfrytëzimit të platformës e-learning (mësimit në distancë), organizimin e pjesës praktike rreth sistemit të vlerësimit/informatave kthyese dhe sigurimin e cilësisë etj. 


Ndërsa delegacionin nga   Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni  u interesuan rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë, sfidave në për të cilat ka kaluar AKSP. 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës