}

NewsArticle

09/12/2021

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën e IV ndërkombëtare

Vushtrri, 09 dhjetor 2021 –  Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencë shkencore ndërkombëtare me temën  \"Teknologjia dhe siguria: Një luftë moderne kundër krimit\". 

 

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është që të bashkojë studiues të fushës së sigurisë publike të rajonit të Ballkanit dhe vendeve evropiane me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve arsimore, trajnimet dhe  përvojat në vendet e tyre. 

 

Synimi kryesor i konferencës është të adresoj rolin dhe ndikimin e çështjeve të sigurisë kibernetike në shoqëri dhe rolin e zbatimit të ligjit në trajtimin e këtyre çështjeve.

 

Bazuar në thirrjen për aplikim në konferencë, jeni të ftuar;  akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të pavarur ose të punësuar në Agjencitë e Sigurisë Publike, institucione shtetërore, institucione arsimore apo hulumtuese nga Kosova, vendet e rajonit dhe vendet partnere ndërkombëtare, për të marrë pjesë  në konferencë me punimiet,  përkatësisht me hulumtimet e juaja shkencore. 



Punimet dhe prezantimet nuk duhet të jenë botuar apo paraqitur diku tjetër më parë.

Dorëzimi i abstraktit me 20 janar 2022,  njoftimi rreth pranimit me 30 janar 2022

Dorëzimi i punimeve, 15 shkurt 2022

Njoftimi për pranimin e punimit, 25 shkurt 2022

Data e konferencës 10-11 Mars 2022

 

Propozimi ose abstrakti duhet të përmbajë 250-300 fjalë, me 4-5 fjalë kyçe, duhet të dërgohet në e-mail: konferenca.aksp@rks-gov.net , cc: ferid.azemi@rks-gov.net 



Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësi përkthimi simultan në gjuhët e lartpërmendura. 

 

 

Data e mbajtjes së konferencës më 10-11 mars 2022 Vushtrri



Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST me Çmimin e Ekselencës
Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST me Çmimin e Ekselencës

Vushtrri 05 nëntor 2021 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është ri akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën institucionale me çmimin më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky asociacion, Çmimin e Ekselencës.

 

AKSP pas fazës fillestare për ri akreditim, filloi procesin aplikues në pranverën e vitit 2020. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar nga IADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2021, me çfarë filluan përgatitjet për fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizita fakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 23 deri më 24 gusht 2021 në Akademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher i akreditimit në IADLEST dhe Kelly Alzaharna, drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë së Zbatimit të Ligjit në New Mexico të SHBA-ve, njëherësh kryesuese e Komitetit Akreditues në IALDEST, zhvilluan një mori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë menaxher i Akreditimit në AKSP, nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Arton Berishës, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.  


Takimet u zhvilluan me stafin menaxhues, udhëheqës e trajnues në AKSP, duke verifikuar përputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve në kuadër të AKSP-së. Pas fazës inspektuese e fakt-mbledhëse, pasoi faza e rekomandimeve dhe e raportit preliminar të cilat, bazuar në rekomandimet e ekipit vlerësues, i hapën rrugën Komitetit Akreditues të IADLEST të marrë vendim për ri akreditimin e AKSP-së me njohjen më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky Asociacion, me Çmimin e Ekselencës  tejkaluar të priturat nga 80%, me një vlerësim prej 96.26% arritshmëri. 


Kjo njohje e radhit AKSP-në të dytën në botë pas ShBA-së, që njëherësh është treguesi parësor i përmbushjes së misionit të Akademisë si një Qendër e Ekselencës në rajon e më gjerë. 


“Në këtë aspekt, AKSP po i bashkohet një grupi elitar të përkushtuar për përsosmërinë në ofrimin e trajnimeve për sigurinë publike në mbarë botën. Politikat, procedurat, proceset, objektet dhe personeli i Akademisë pasqyrojnë faktin e të qenurit shembulli më i mirë i praktikave dhe standardeve në aspektin vendor dhe atë ndërkombëtar”,  kështu thuhet në njoftimin e akreditim të IADLEST. 


Ndryshe, mbetet që Akademia të sfidohet në përmirësimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe aplikimin e kësaj njohjeje për të gjithë ata që i qasen Akademisë së Kosovës për Siguri Publike duke zbatuar standarde dhe shembull për t’u ndjekur nga të tjerët.   


Lexo më shumë
Një delegacion nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin vizitoi Akademinë

Vushtrri, 16 dhjetor  2021 –  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  Arton Berisha priti sot në takim një delegacion nga institucioni Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin të Republikës së Shqipërisë.  Delegacioni ishte i  kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshëm e këtij institucioni Holta Komino e cila ishte  e shoqëruar nga drejtori i MZSH-së  për Tiranë Shkëlqim Goxhaj dhe drejtori i trajnimeve dhe mbështetjes logjistike Arben Cara. 

 

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë ishte  njohja me modelin e arsimit në fushën e sigurisë konkretisht në menaxhimin emergjent në kohë krizash, siç janë zjarrfikja, tërmetet etj. 

 

Fillimisht delegacioni nga Shqipëria u njoftua për misionin dhe zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

 

Gjatë  këtij takimi, drejtori Berisha foli rreth trajnimeve profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike si dhe për  bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë së Sigurisë Publike në Shqipëri, në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.

 

Drejtori Berisha vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.


“Bashkëpunimet për zhvillimin e zyrtarëve të sigurisë publike është i mirëseardhur, ne si Akademi për trajnimin e zbatuesve të ligjit jemi të gatshëm që bashkëpunim në fushën e sigurisë publike të vazhdojë edhe më tutje”, u shpreh Berisha.


Ndërsa delegacioni nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në menaxhimin emergjent, konkretisht zjarrfikje dhe shpëtim. 

 

Delegacioni në fjalë vlerësoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull i mirë për arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë. Njëkohësisht vlerësuan se shkëmbimi i përvojave më  Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike është shumë i rëndësishëm.

 


Në takim më delegacionin nga Shqipëria morën pjesë Hasan Kodra Drejtor i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, Nexhat Behrami Udhëheqës i Divizionit për Standarde Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në AME, Rrahim Rexha  Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari  Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore në Akademi  dhe  Avni Istrefi Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po ashtu në Akademi. 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës