Drejtori Berisha nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ATRC-në
Vushtrri, 12 gusht 2021 – Në vazhdën e bashkëpunimeve në fushën e trajnimeve, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Advocacy Training and Resource Center (Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim).
Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha dhe Drejtorit Ekzekutiv të Advocacy Training and Resource Center Kushtrim Kaloshi.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve si dhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve të përbashkët për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës me temën \"Krimet e Urrejtjes\".
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit.
Nënshkrimin e marrëveshjes se bashkëpunimit e mirëpriti edhe Drejtori Ekzekutiv i Advocacy Training and Resource Center Kushtrim Kaloshi duke thënë se marrëveshja në fjalë kontribuon për të mirën e të dyja institucioneve, Akademisë dhe ATRC-së.
Të dyja palët vlerësuan se nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Bazuar në marrëveshje të dyja palët u dakorduan që të marrin veprime të përbashkëta për të organizuar trajnime për zbatuesit e ligjit, përkatësisht palët e interesit të AKSP-së me temën \"Krimet e urrejtjes\"; ta mbështesin njëri-tjetrin në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për një potencial të plotë në ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e reagimit institucional në lidhje me krimet e urrejtjes si dhe të japin ndihmë reciproke për të organizuar dhe zbatuar me sukses proceset e trajnimit etj.