}

NewsArticle

05/08/2021

Drejtori Berisha priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Sabri Kiçmari

Vushtrri, 05 gusht 2021 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha priti sot në takim  Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike (AD) ambasadorin Sabri Kiçmarin.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe  Akademisë Diplomatike.


Më këtë rast drejtori Berisha prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete të cilat ka për qëllim t’i realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e Akademisë drejtori Berisha  e informoi ambasadorin Kiçmari për trajnimet, aktivitetet dhe punën e bërë  në Akademi.

Po ashtu drejtori Berisha foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka me institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare në fushën e trajnimeve të zyrtarëve të sigurisë publike.

Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim drejtori Berisha vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm.


Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike ambasadori Sabri Kiçmari e njoftoi drejtorin Berisha për rolin e Akademisë Diplomatike. Ambasadori  Kiçmari në theks të veçantë foli  për fushën e trajnimeve të ndryshme që siç tha ai kanë për qëllim avancimin e zyrtarëve shtetëror, konkretisht  stafit diplomatik.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Riakreditohet programi i studimeve bachelor në Akademi
Riakreditohet programi i studimeve bachelor në Akademi
Vushtrri, 02 gusht 2021 -  Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marr vendim që të  riakreditojë programin e studimeve bachelor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konkretisht në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Vendimi është marrë  nga KSHC i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)  në mbledhjen e mbajtur më datën 27.07.2021.

Këshilli Shtetëror  i Cilësisë ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës thuhet në vendim.


Vendimin për riakreditimin e programit studimor për periudhën tre vjeçare e ka mirëpritur Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha.

Berisha vlerësoi se riakreditimi i programit bachelor për siguri publike është një e arritur e madhe për Akademinë  dhe për gjithë zyrtarët e sigurisë publike.


Rreth vendimit ka folur edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi i cili tha se vendimi në fjalë nga KSHC i AKA-së është një lajm i mirë për stafin akademik, studentë dhe për agjencionet e sigurisë publike.

“Ky vendim për riakreditim konfirmon edhe një herë nivelin dhe përkushtimin e stafit akademik, administratës dhe studentëve në përmbushjen më sukses të objektivave të përcaktuara. Andaj ky vendim le të shërbej si motiv për zgjerimin e horizontit të dijes dhe hulumtimit shkencor nga fusha e sigurisë për të arritur rezultatet që ne i synojmë”, u shpreh dekani Gashi

Lexo më shumë
Drejtori Berisha  nënshkroi  marrëveshjen e  bashkëpunimit me ATRC-në
Drejtori Berisha nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ATRC-në

Vushtrri, 12 gusht 2021 –  Në vazhdën e bashkëpunimeve në fushën e trajnimeve, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Advocacy Training and Resource Center (Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim).  


Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha dhe Drejtorit Ekzekutiv të Advocacy Training and Resource Center Kushtrim Kaloshi.


Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimin  ndërmjet dy institucioneve si dhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.  


Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve  të përbashkët për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës me temën \"Krimet e Urrejtjes\".


Më këtë rast  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit.


Nënshkrimin e marrëveshjes se bashkëpunimit e mirëpriti edhe Drejtori Ekzekutiv i Advocacy Training and Resource Center  Kushtrim Kaloshi duke thënë se marrëveshja në fjalë  kontribuon për të mirën e të dyja institucioneve, Akademisë dhe  ATRC-së.


Të dyja palët vlerësuan se nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më fushën e drejtësisë dhe sigurisë.


Bazuar në marrëveshje të dyja palët u dakorduan që të marrin veprime të përbashkëta për të organizuar trajnime për zbatuesit e ligjit, përkatësisht palët e interesit të AKSP-së me temën \"Krimet e urrejtjes\"; ta mbështesin njëri-tjetrin në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për një potencial të plotë në ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e reagimit institucional në lidhje me krimet e urrejtjes si dhe të japin ndihmë reciproke për të organizuar dhe zbatuar me sukses proceset e trajnimit etj.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës