}

NewsArticle

05/07/2021

Botohet libri “Kriminologjia” i autorit prof.dr.Ferid Azemi


Vushtrri, 01 korrik 2021 –  Botohet libri “Kriminologjia” autor i së cilës është profesori i Fakultetit të Sigurisë Publike Ferid Azemi, botim ky i  mbështetur nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).  Në librin “Kriminologjia” trajtohen format e krimit dhe shkaqet, në theks të veçantë trajtohet të kuptuarit e krimit në kontekstin psikologjik dhe neuropsikologjik.


Sipas autorit të librit profesor Azemi,  libri në fjalë ofron shumë mundësi për njohjen e krimeve duke filluar nga sqarimet klasike deri të krimet dhe terrorizmi.


“Një fokus i veçantë dhe deri tani i pa trajtuar sa duhet në vendin tonë dhe në rajon është edhe trajtimi dhe të kuptuarit e krimit në kontekstin psikologjik dhe neuropsikologjik. Një ndër pjesët e veçanta të librit i dedikohet të kuptuarit të disa sëmundjeve mendore që janë të ndërlidhura me sjelljet kriminale. Serioziteti i disa sjelljeve të tilla ka përfundime tragjike në shumë raste”, thuhet në librin “Kriminologjia”.

Prandaj autori përmes librit vlerëson se zbatuesit e ligjit duhet medoemos të kuptojnë plotësisht se me kë kanë të bëjnë dhe se sa e rëndësishme është largimi i personave të rrezikshëm nga komuniteti dhe si t’i trajtojnë këto kategori.

Një pjesë të veçantë në libër e zë edhe trajtimi i fenomenit të pornografisë në përgjithësi, e veçanërisht pornografisë me fëmijë.

“Abuzimi i fëmijëve në mënyrë më të vrazhdë dhe më mizore të mundshme nga më të afërmit e tyre paraqet edhe një kontekst të pa trajtuar social që ndoshta pa dije është lenë pas dore. Përderisa në ditët e sotme kemi ende miliona fëmijë që abuzohen në mënyra të ndryshme, dhe përderisa ekzistojnë qindra mijëra webfaqe me përmbajte të pornografisë me fëmijë, kjo na jep të kuptojmë se prapa skenës së abuzimeve mizore, gjendet një audiencë mjaft e gjerë që me klikime përkrah vazhdimësinë e kësaj loje mizore”, tha Azemi.
Në libër po ashtu flitet edhe për fushën e terrorizmit si pjesë e veçantë, ku të gjitha ata studentë që studiojnë në Fakultetin e Sigurisë Publike kanë mundësi të lexojnë për këtë fenomen.



Ndryshe  qëllimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  vazhdon të jetë zhvillimi i mëtejmë i programit studimor bachellor dhe fuqizimi i arsimit të lartë në siguri publike në Akademi.


Akademia vazhdon përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënies, sigurimit të cilësisë duke përfshirë punimet edhe botimet e librave adekuate akademike bazuar në kurrikulën aktuale të akredituar dhe ri/akredituar të programit bachellor (BA) në siguri publike në Akademi.

Një përkrahje të tillë Akademia e ka sublimu përmes vënies me prioritet në kuadër të rëndësisë së veçantë në Strategjinë e saj aktuale Zhvillimore 2019 -2022.

Libri “Kriminologjia” do të jetë në shfrytëzim për nevojat e studentëve në studimet bachellor në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.

Autor i librit është dr/Ferid Azemi mësimdhënësi i  rregullt në Fakultetin e Sigurisë Publike pranë AKSP-së. Libri ka 235 faqe, është i ndarë në 11 kaptina. Libri ka për recensentë dy profesorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dr. John Fisher nga Universiteti Utah Valley dhe dr. Luan Zeka nga Universiteti Rochester, si dhe profesor dr. Vilard Bytyqin  mësimdhënës i rregullt në Fakultetin e Sigurisë Publike.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizituan Akademinë
Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizituan Akademinë

Vushtrri , 22 qershor  2021 –  Komisioni Parlamentar për  Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kryesuar nga Bekë Berisha kryetar i komisionit, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm  i Akademisë Arton Berisha .  


Qëllimi i vizitës ishte  që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha i informoj anëtarët e komisionit për aktivitetet, arritjet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.



Duke folur para ligjvënësve drejtori Berisha vuri në pah zhvillimet e fundit në Akademi siç janë mbajtja e trajnimit bazikë të gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës si dhe procesin  e 

ri-akreditimit të programit të Fakultetit të Sigurisë Publike.


Duke folur rreth trajnimeve drejtori Berisha i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por  edhe nga vendet e rajonit.


Me këtë rast, delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin që Akademia ka  më të  gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.  


 

Ndërsa  deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat  për të ofruar trajnime për pjesëtaret e sigurisë publike. 


Deputetet u interesuan rreth  zhvillimeve të trajnimeve në Akademi si dhe rreth procesit  mësimor  në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë.  Po ashtu  gjatë kësaj vizite anëtarët e komisionit shtruan pyetje edhe rreth sjelljes së zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si dhe rreth instruktorëve që mbajnë trajnime në Akademi. 


Në fund para anëtarëve të komisionit parlamentarë për  Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes,  kadetët demonstruan  disa ushtrime të taktikave mbrojtëse. 



 

Lexo më shumë
Në  Akademi u mbajt takimi i radhës së bordit
Në Akademi u mbajt takimi i radhës së bordit

Vushtrri, 15 korrik 2021 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot anëtaret e Bordit të Akademisë mbajtën takimin e radhës ku temë diskutimi ishte rrjedha e trajnimeve si dhe procesi i ri-akreditimit të programit të Fakultetit të Sigurisë Publike. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha duke përshëndetur anëtaret e bordit,  tha se rrjedha e trajnimeve dhe zhvillimeve të aktiviteteve tjera është duke shkuar sipas planë programit të Akademisë. 


Pas aprovimit të procesverbalit të takimit të fundit të bordit, drejtori  Berisha  pasqyroj të gjitha  aktivitete dhe të arriturat e Akademisë që nga janari i vitit 2020 e deri me tani. 


Në fillim të mbledhjes anëtarët e bordit propozuan dhe zgjodhën kryesuesin e ri të tyre Samedin Mehmetin i cili është  Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. 


Mehmeti pasi u zgjodh kryesues falënderoj anëtaret e bordit të Akademisë  dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. 


Temë më rëndësi gjatë takimi ishte edhe raportimi rreth procesit të ri-akreditimit të programit bachelor të Fakultetit të Sigurisë Publike, ku rreth këtij procesi anëtarët e bordit u njoftuan nga dekani i Fakultetit Bejtush Gashi. Gashi tha se deri më tani  rreth ri-akreditimit janë dhënë komente pozitive.


Gjithashtu gjatë takimit  u  diskutua  edhe caktimi i kuotave për regjistrimin  e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike  për vitin akademik 2021/22. 


Anëtaret e bordit po ashtu u informuan edhe  rreth aprovimit  të standardeve të profesionit për trajnimet profesionale nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve  dhe me procesin e rishikimit të planit të trajnimeve të AKSP-së për vitin 2021.

 Anëtarët e Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike gjatë takimit vlerësuan se Akademia është shembull për organizimin e mirë jo vetëm në rajon, por edhe më lartë. Ata tha se deri më tani në Akademi është bërë një punë e shkëlqyeshme. 


Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri misioni i OSBE-së në Kosovë Erward Anderson, i cili i inkurajoj anëtarët e bordit dhe stafin e Akademisë për diskutimet dhe punën e bërë. 


Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin  Mehmeti, zv e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Metije Ademi,   Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj,   Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Agron Llugaliu, ud i Drejtorit të  Përgjithshëm të  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Rasim Selmani,  Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri misioni i OSBE-së në Kosovë Erward Anderson si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës